BDI nuk pranon zgjedhjet, paralajmëron protesta
Autori i Lajmit: red.
Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj arrestimit të aktivistëve të tij në rajonin e Dervenit si dhe ndaj parregullsive në zgjedhje. “Policia vazhdon të bastisë shtëpitë e aktivistëve të BDI-së. Ajo vazhdon të burgosë edhe aktivistët tanë. Mbrëmë, policia ka bastisur shtëpitë e aktivistëve tanë në disa fshatra të Dervenit të Shkupit. Pra, policia i burgos aktivistët tanë atje, ku dhunuesit e PDSH-së qysh në mëngjes i mbushën kutitë e votimit. Mbushje të kutive para dhe pas fillimit të procesit zgjedhor, largim me dhunë të vëzhguesve të autorizuar, mbyllje të vendvotimeve para afatit të parapar me ligj, falsifikim të nënshkrimeve” u shpreh kandidati per deputet i BDI, Blerim Bexheti. Bexheti paralajmëroni se BDI, 6 vjetorin e themelimit të saj do t a shënojë me një protestë kundër manipulimit të votës dhe jo-legjitimitetit të zgjedhjeve të një qershorit. “Në Çarshinë e Vjetër në Shkup të protestojmë kundër falsifikimit të zgjedhjeve, kundër dhunimit te votës së lirë, dhe të shprehim respekt e mirënjohje për martirin e demokracisë, Naser avazi” u shpreh Bexheti. Bexheti gjithashtu kërkoi shkarkimin e kryetarit të Komisionit Komunal të Sarajit, Fari Rexhepi dhe anëtarëve të tij si dhe zhvendosjen e Komisionit Komunal nga godina e Komunës së Sarajit.
Ky lajm është publikuar: 05/06/2008