Maturantët, shpallen datat e konkurseve për Arkitekturë, Arte dhe Sport
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Maturantët që duan të ndjekin studimet e larta për Arte, Sport dhe Arkitekturë duhet të konkurrojnë ndryshe nga të tjerët. Ministria e Arsimit shpalli dje udhëzimin për mënyrën e konkurrimit në këto universitete. Përveç pikëve të Maturës Shtetërore këta kandidatë duhet t i nënshtrohen edhe një konkursi tjetër. Ky i fundit do të ketë të bëjë me talentin e çdo kandidati në Arte, Sport dhe Arkitekturë.
Regjistrimet
Afati i regjistrimeve për të gjithë maturantët, që do të kërkojnë në Formularin A2 këto programe studimi, do të jetë periudha nga data 1 deri në 18 korrik 2008. Ndërsa orari nga ora 09.00, deri në orën 17.00 pranë sekretarive të fakulteteve përkatëse. Udhëzimi parashikon gjithashtu që rektoratet dhe dekanatet e institucioneve publike të Arsimit të Lartë të shpallin në këndin e njoftimeve dhe në mjediset e dukshme të institucioneve të tyre datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme.
Konkurset
Sipas burimeve nga MASH, konkursi i talentit dhe përgatitjes fizike për pranimin në Arte, Sport dhe Arkitekturë do të zhvillohet nga data 22 korrik deri në datën 28 të po këtij muaji. Këtë vit, MASH vendosi t i organizojë këto konkurse në korrik, në mënyrë që raundet e pranimeve në universitete, sipas sistemit Meritë-Preferencë (MeP), të përfundojnë më herët dhe brenda javës së parë të vitit akademik 2008-2009. Pranimet e studentëve në Akademinë e Arteve, Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”, në programin e studimit të Arkitekturës të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe në programin e studimit “Edukim fizik dhe sporte” të Universitetit të Shkodrës, ashtu si edhe këto dy vjet do të bëhen mbi bazën e rezultateve të Maturës Shtetërore dhe të rezultateve nga konkursi i pranimit. Maturantët që do të pranohen në këto institucione, përveç rezultateve të Maturës Shtetërore do t u duhet të jenë të suksesshëm edhe në këto konkurse, që organizohen për shkak të profilit të veçantë të këtyre programeve, në bazën e të cilave qëndron talenti dhe përgatitja fizike.
Artet
Përkatësisht secili fakultet do të ketë datat e veta që do të zgjasin për rreth 5 ditë. Konkretisht, Fakulteti i Muzikës në Arte do ta zhvillojë konkursin nga data 22 deri në 30 korrik 2008. Konkursi i talentit për pranimin në Fakultetin e Artit Skenik është lënë për në datat 22 deri në 26 korrik 2008. Ndërsa Fakulteti i Arteve Figurative do ta zhvillojë konkursin në datat 22 deri në 25 korrik.
Sportet
Në po të njëjtën periudhë do të jepen edhe provimet për Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”. Për të gjitha specialitetet në këtë Akademi konkurset e përgatitjes fizike do të jepen nga datat 22 deri në 27 korrik të po këtij viti. Ndërkohë edhe në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës për programin e studimit “Edukim fizik dhe sporte”, konkursi do të jepet nga data 28 deri në 31 korrik 2008.
Arkitektura
Konkurset për “Arkitekturë” në Universitetin Politeknik të Tiranës do të jepen nga data 26 deri në 28 korrik.
Pikët
Në Akademinë e Arteve rezultatet e Maturës Shtetërore do të llogariten në masën 20% dhe rezultatet e konkursit të pranimit në masën 80%. Në bazë të propozimit të këtij institucioni, kandidati që nuk do të marrë 25% të pikëve të konkursit të pranimit nuk fiton të drejtën për të studiuar në programet e studimit të kësaj Akademie për vitin akademik 2008-2009. Në Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” në Tiranë dhe në programin e studimit “Edukim fizik dhe sporte” të universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës raporti mes provimeve të Maturës dhe konkursit të pranimit do të jetë në masën 30% (Matura) me 70% (konkursi). Në programin e studimit “Arkitekturë” në Universitetin Politeknik të Tiranës ky raport i rezultateve do të jetë në masën 35% me 65%, ku përsëri peshën kryesore do ta ketë konkursi i IAL.
Tarifat
Tarifat e regjistrimit të kandidatëve pjesëmarrës në konkurset për Artet, Sportet dhe Arkitekturën variojnë nga 4000 deri në 4500 lekë. Konkretisht tarifa e regjistrimit në të gjitha programet e studimit në Akademinë e Edukmit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” do të jetë 4000 lekë. Ndërsa në të gjitha programet e studimit në Akademinë e Arteve tarifa do të jetë 4500 lekë. Në programin e studimit “Edukim fizik dhe sporte” në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, tarifa do të jetë 4000 lekë. Gjithashtu për programin e studimit “Arkitekturë” në Universitetin Politeknik të Tiranës tarifa do të jetë 4500 lekë.
Ky lajm është publikuar: 05/06/2008