Parregullsitë në zgjedhje, në pranga 50 persona
Autori i Lajmit: red.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka vazhduar aksionet saj për të arrestuar personat e dyshuar se kanë shkaktuar parregullsi gjatë ditës së zgjedhjeve.
Sipas ministres, Jankullovska janë arrestuar mbi 50 persona ndërsa për 38 prej tyre janë ngritur padi penale për pengimin e procesit zgjedhor.
Padi penale
“Deri tani ndaj 3 pjesëtarëve të MPB-së janë ngritur padi penale për përfshirje në incidentet zgjedhore. MPB ashtu si deri tani insiston në përgjegjësi për këdo qoftë ai pjestar i policisë apo pjestar i MPB-së që ka hyrë në polici për të plotësuar parimin e përfaqësimit të bashkësive etnike,trajtimi do të jetë i njejtë për të gjithë” tha ministrja e brendshme Jankullovska. Policia sot në dy aksione në fshatrat Bukoviç dhe Rahshçe të Shkupit ka arrestuar 6 persona, tek të cilët sipas ministres, u është zbuluar një sasi e konsiderueshme e armatimit. “Armatin kërkojshin, shtëpinë ma bastisën e unë fëmijë nuk kisha asnjë këtu. Un nuk kam buk të ha e do t i kem ato gjëra që i kërkon shteti, sepse me pas diçka të fshehur nuk do t ia hapja derën. Por çka me bo shteti i fortë dhe mund të bëjnë çka të duan” u shpreh Halime Shreka. Më 1 qershor në ditën e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni u shënuan shumë incidente ku 1 person humbi jetën ndërsa 9 të tjerë u plagosën.
Anulimi i votimit
KSHZ i Maqedonisë ka anuluar votimin në 19 qendra, ndërsa po shqyrtohet mundësia e anullimit edhe për 6 qendra të tjera. Rivotimi do të kryhet në njësinë numër 1, 2 dhe 6 pasi në këto zona janë thyer kutitë dhe është kryer votimi familjar. “Në bazë të informacioneve nga këshillat komunale zgjedhor se votimi është ndërprerë më shumë se 3 orë KSHZ ka anuluar votimin dhe ka marrë vendimin që të rivotohet në 11 qendra në njësinë numër 2 dhe në 8 në njësinë 6. Votimi është anuluar edhe në 6 vendvotime në njësinë e parë, megjithatë do të vendoset përfundimisht nëse do të rivotohet atje pas analizës nëse ky numër i votave ndikon në rezultatin përfundimtar” u shpreh zëdhënës i KSHZ-se, Zoran Tanevski . Ndërkaq partitë politike kanë dorëzuar gjithsej 58 ankesa deri në skadimin e afatit. VMRO-DPMNE ka paraqitur 28 ankesa, PDSH 15, BDI 13 ,LSDM dhe VMRO nga një ankesë .“Duke pasur parasysh se ende po shqyrtohen ankesat, gjë që duhet të përfundojë të enjten në orën 19, përfundimisht do të dihet nëse do të ketë përsëritje të zgjedhjeve dhe se ku do të anullohet votimi. Në fund do të dihet për sa qendra dhe votues duhet të organizohet rivotimi” tha Tanevski. PDSH kundërshton votimin në më shumë se 130 qendra votimi, ndërsa BDI në 150. Partia e Ahmetit përveç këtyre konteston edhe votimin në komunën e Sarajit në njësinë zgjedhore numër 1.
Ky lajm është publikuar: 05/06/2008