E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pengohet kalimi i trupave greke të KFOR-it në Maqedoni

Autori i Lajmit: red.
Janë 123 ushatarë grekë të KFOR-it, që nuk kanë pasur dokumentacionin e plotë të identifikimit dhe të udhëtimit nga NATO dhe për këtë arsye nuk iu është lejuar të hyjnë tranzit në Maqedoni. Kështu bëjnë të ditur autoritetet në Maqedoni duke shtuar se ushtarët grekë kanë dashur të udhëtojnë drejt Kosovës në kundërshtim me marrëveshjen SOFA, e cila parashikon lëvizje të këtyre kontingjenteve ushtarake me leje të NATO-s. “Ata në kontrollin kufitar kanë demostruar vetëm legjitimimet ushtarak që kanë mbajtur me vete. Autobusi që janë transportuar ushtarët në përputhje me marrëveshjen SOFA nuk ka pasur dokument udhëtimi që duhet jepet nga Nato” u shpreh Ivo Kotevski , zëdhënës i Ministrise se Puneve te Brendshme të Maqedonisë. Ministria e jashtme ka informuar përfaqësues të NATO-s në Bruksel dhe është konstatuar se bëhet fjalë për mosrespektim të proceduarës për hyrje në Maqedoni.“Po kryhet procedura për kompletimin e dokumentacionit për hyrje tranzit të kontingjentit nëpërmjet shtetit tonë pa problem. Komunikimi po bëhet në nivel të NATO-s” tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme maqedonase, Vasil Andovski. Ndërsa, zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë ka konfirmuar incidentin duke e vlerësuar atë si një problem administrativ mes Maqedonisë dhe Greqisë. “Mesa di unë bëhet fjalë për një problem administrativ. Për momentin nuk kemi ndonjë vlerësim për situatën e krijuar. Është një problem administrativ ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë” u shpreh zedhenesi i KFOR Jean- Luc Cotard. Kolona me rreth 123 ushtarë grekë me destinacion Kosovën është ndaluar në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë, një ditë më parë nga autoritetet e Maqedonisë. Ata janë kthyer në bazën ushtarake greke në Polikastro.

Ky lajm është publikuar: 05/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›