E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakojani: Pengesa e fuqisë paqësjellëse është akt serioz

Autori i Lajmit: red.
Greqia shpreh bindjen se problemi me kontingjentin grek do të zgjidhet dhe se forcat ushtarake greke do të mund të kalojnë përmes territorit të Maqedonisë. Këtë, e deklaroi dje në Athinë, shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojani si reagim i ndalesës maqedonase për kalimin e kontingjentit me ushtarë grekë. "Besoj se të gjithë në Shkup, duke përfshirë edhe kreun shtetëror, krahas mungesës së qeverisë për momentin, janë të vetëdijshëm se sa serioz është akti të pengosh një forcë paqësjellëse, prania e së cilës në Kosovë është e domosdoshme", deklaroi Bakojanis. Sipas MPJ-së maqedonase, ushtarët grekë, një pjesë e kontingjetit të KFOR-it që dje tentoi të hyjë në Maqedoni përmes vendkalimit kufitar "Bogorodicë" kanë pasur dokumentacion jopërkatës.
Ky lajm është publikuar: 05/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›