E Diel, 1 Nëntor 2026

Universiteti i Vlorës, studentët e sapodiplomuar për Juridik futen në grevë urie pa afat



Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, studentët e sapodiplomuar për Juridik në Universitetin e Vlorës, kanë nisur dje grevën e urisë pa afat. Pasi nuk arritën të merrnin diplomat me titullin “Jurist” edhe pas disa protestave para dyerve të Ministrisë së Arsimit, studentët janë “ngujuar” në një nga ambientet e universitetit. Ata kërkojnë me ngulm diplomë sipas programit të vjetër 4-vjeçar me të cilin kanë studiuar. Fillimisht grevën e urisë e kanë nisur vetëm 10 të diplomuar, ndërsa mbi 200 të tjerët deklarojnë se do të vazhdojnë protestat. Pas mbarimit të studimeve, universiteti i ka pajisur studentët me Diplomë të Nivelit të Parë sipas kartës së Bolonjës, dokument që nuk pranohet nga të rinjtë, pasi është i pavlefshëm.

Fier, 100 nxënës denoncojnë dhunën e mësues në shkollë

Rreth 100 nxënës të tri klasave të shtata në shkollën 9-vjeçare “Andon Xoxa” në qytetin e Fierit denoncojnë hapur dhunën që një mësuese e shkollës ushtron mbi ta. Për këtë arsye, nxënësit kanë protestuar mëngjesin e djeshëm përpara Drejtorisë Arsimore Fier, për largimin nga shkolla ku ata mësojnë të mësueses së lëndës së Fizikës. Nxënësit kanë bojkotuar mësimin dhe tregojnë arsyet e kësaj kërkese dhe thonë se ajo ushtron dhunë ndaj tyre. Problemi është pranuar edhe nga krerët e Drejtorisë Arsimore Fier. Kreu i arsimit në Fier, Tahir Kastrati pranon se kjo mësuese është e prekur nga sëmundja dhe vazhdon futet në mësim edhe pse i është kërkuar që të marrë raport prej një viti. Kastrati bën të ditur se është kërkuar edhe ndihma e Drejtorisë së Policisë për këtë rast.

29 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›