E Diel, 1 Nëntor 2026

Festa e Krishtlindjes në Shqipëri, krerët e besimeve fetare luten për paqe dhe gëzim

26-12-2011 / Gazeta 55

Mijëra besimtarë katolikë dhe ortodoksë në gjithë Shqipërinë festuan dje Krishtlindjen, festën më të madhe dhe më të rëndësishme të krishterimit. Meshat kanë filluar që mesnatën e së shtunës, në mjaft qytete të vendit ku besimtaret katolikë i janë bashkuar festës së madhe, kremtimit të lindjes së Krishtit, ndërsa në të gdhirë të mëngjesit të sotëm, shqiptarët e besimit ortodoks ndoqën meshën dhe ndezën qirinj në Kishën Autoqefale. Me qirinj ndër duar, duke u lutur për paqe dhe gëzim, qetësi dhe dashuri, besimtarët e krishterë kanë kryer ritet fetare rreth mesnatës në një atmosferë festive. Ceremonia kryesore për besimtarët katolikë, është zhvilluar ne Katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku kanë qenë të pranishëm krahas qytetarëve të shumtë dhe politikanë. Imzot Rrok Mirdita drejtoi meshën duke u uruar besimtarëve shume dashuri dhe paqe. Mesha nisi me këndimin e liturgjive, pjesë nga Bibla. Imzot Rrok Mirdita u bëri thirrje besimtareve të udhëhiqen nga mirësia dhe drejtësia. Imzot Rrok Mirdita theksoi se “në Botë mungon paqja, por udha e paqes është udha e dashurisë. Në marrëdhëniet me të tjerët gjejmë veten”. Dita e Krishtlindjeve, tha kreu i Konferencës Ipeshkvnore, Rrok Mirdita, “na kujton të gjithëve se sa të nevojshme janë falja, pajtimi dhe mëshira”. Me qirinj ndër, duar duke u lutur për paqe dhe gëzim, qetësi dhe dashuri, besimtarët e krishterë kanë kryer ritet fetare rreth mesnatës në një atmosferë festive. Ndërsa në orët e para të mëngjesit të sotëm, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Hirësia e Tij Anastas Janullatos, në meshën e mbajtur iu drejtua besimtarëve me urimin për të qenë më të dashur me njëri-tjetrin si dhe të respektojmë çdo formë njerëzore. Gjatë ditës së diel u zhvilluan ceremoni të shumta festive, ndërsa krerët e shtetit u ndalën për vizita në katedralen e Shën Palit dhe në Kishën Ortodokse në Tiranë, për të përcjelle urimet e tyre për besimtaret katolikë dhe ata ortodoksë. 25 dhjetori, dita e shënuar e lindjes së Jezu Krishtit, që kremtohet në gjithë botën si dita e shpresës, paqes dhe dashurisë njerëzore, edhe në Shqipëri, mbas viteve ’90 kur u lejua besimi fetar, krijoi traditën e saj duke u shënuar krahas festave të tjera tradicionale në kalendarin e vitit. Gjithashtu, edhe në rrethin e Përmetit, Tepelenës, Sarandës, Delvinës, besimtarët ortodoksë dhe katolik festuar lindjen e Krishtit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›