E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unkovksi, ngjit Per Gynt në skenën e Butrintit

Në ditën e dytë të festivalit ndërkombëtar të teatrove, për herë të parë në Butrint prezantohet institucionalisht një projekt mbarë kombëtar, Per Gynt, i Henrik Ibsen, me regji të Slobodan Unkovksit, ndërsa në shtator do të jetë në Teatrin kombëtar në Tiranë. Për herë të parë tre trevat shqiptare arrijnë të realizojnë një bashkëproduksion mbarë kombëtar. Per Gynt,

i autorit norvegjez Henrik Ibsen, pasi është dhënë premierë në Shkup dhe Prishtinë, brenda 24 orëve është vendosur të jetë dhe në festivalin ndërkombëtar të teatrove të Butrintit. Një shfaqje masive, por dhe me një prej 3 orë e gjysëm, ka pasur si regjisor Slobodan Unkovksi, i njohur nga komuniteti teatror shqiptar për realizmin e një projekti të ngjashëm por me Daja Vanjëne Çhovit, nga një trupë private, jo bashkëpunim institucional siç ishte Per Gynt. Kjo dramë është mbështetur nga Ibsen Awrd 2009, Norvegji, projekte që kanë për autor shkrimtarin Henrik Ibsen. Ideatori dhe koordinatori i kësaj sipërmarrje mbarëkombëtare ka qenë një prej personazheve më të rëndësishëm të aktrimit shqiptar, me një eksperiencë të jashtëzakonshme, Bajrush Mjaku, i cili ka treguar në konferencën e djeshme për shtyp, se ideja i ka lindur qysh në vitin 1995.

Last Updated on E Hene, 19 Korrik 2010 18:24

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›