E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prizren: Sekuestrohen 14 kg heroinë

Prizren - Një operacion i gjerë anti-drogë i kryer pasditen e së premtes nga Policia e Kosovës në Prizren, ka çuar në arrestimin e 10 personave dhe në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lendë narkotike.Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë Shërbimit Policor të Kosovës, sipas të cilave gjatë operacionit u bllokuan 14 kilogramë drogë e llojit heroinë. Burimet shtojnë më tej se operacioni është ende në vazhdim dhe pritet të ketë arrestime të reja. Në perfundim të tij pritet që të zbardhen edhe detajet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›