Kryesocialisti zyrtarizon ministrat qe do te qeverisin vendin
Postet e ministrave në Qeverinë Rama janë ndarë vetëm mes PS-së dhe LSI-së, duke perjashtuar aleatet e tjere. Pjesa më e madhe janë të rinj ndërsa vetë Kryeministri i ardhshëm pohoi se ata me më shumë eksperience, ka zgjedhur t’ia lërë jetës parlamentare.
90% e Qeverisë Rama do të përbëhet nga ministra që mbajnë këtë post për herë të parë. Kryeministri I ardhshëm jep kriterin e përzgjedhjes.
Një qeveri politike thekson kryesocialisti, ndërsa pohon se personalitetet me më shumë eksperiencë ka preferuar t’ia lërë betejës parlamentare.
Asnjë post ministror për aleatët më të vegjël. Sipas Ramës, PS dhe LSI kanë preferuar ta marrin vetë peshën e përgjegjësisë.
Spartak Ngjelës nuk i ka pëlqyer posti që i është propozuar.
I pyetur nga ABCnews përse nuk u mbajt premtimi electoral për një ministri të emigracionit, Rama mohoi ta bërë ndonjëherë këtë premtim.
Mohimi i Ramës është përgënjeshtruar edhe nga media të tjera, që citojnë një intervistë të kryesocialistit publikuar në “Plus Gazeta Athina” më datë 15 shkurt 2013, ku premton një dikaster të vecantë për emigracionin.
Gjatë konferencës për shtyp, Rama nuk la akuzuar Qeverinë aktuale për shpërdorime.
Ndërsa opozitës së ardhshme i premton se do të mund të hapë kutitë e zgjedhjeve përmes një komisioni parlamentar.
Rama la të kuptohet se Gramoz Ruçi nuk do të jetë më kryetar i grupit parlamentar të socialistëve, ndërsa pohoi se emri I ri do të zgjidhet në një moment tjetër.
QEVERIA E RE E SHQIPERISE 2013 – 2017
Kryeministër Edi RAMA
Zv/Kryeministër Niko PELESHI
1. Ministër i Financave, Shkëlqim CANI
2. Ministër i Brendshëm, Saimir TAHIRI
3. Ministre e Mbrojtjes, Mimi KODHELI
4. Ministër i Jashtëm, Ditmir BUSHATI
5. Ministre e Integrimit Europian, Klajda GJOSHA
6. Ministër i Drejtësisë, Nasip NAÇO
7. Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben AHMETAJ
8. Ministër i Energjisë dhe Industrisë, Damian GJIKNURI
9. Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond HAXHINASTO
10. Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina GJERMENI
11. Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave, Edmond PANARITI
12. Ministër i Shëndetësisë, Ilir BEQJA
13. Ministre e Arsimit dhe Sportit, Lindita NIKOLLA
14. Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion VELIAJ
15. Ministre e Kulturës, Mirela KUMBARO-FURXHIU
16. Ministër i Mjedisit, Lefter KOKA
17. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirian CELIBASHI
18. Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena HARITO
19. Ministër për Çështjet Vendore, Bled ÇUÇI