Uragani “Ike” godet Teksasin
Uragani “Ike” i është drejtuar pjesës jugore të shtetit amerikan të Teksasit, ku shpejtësia e erërave pritet të arrijë deri në 150 km/orë. Presidenti Xhorxh Bush e përshkroi uraganin “Ike” si një shtrëngatë të madhe, që ka ende rrugë për të bërë. “Kombi ynë po përballet me një uragan katastrofik. Nuk është koha që të frikësohemi nga kjo stuhi, por as që të rrezikojmë duke e marrë lehtë atë. Mund të kemi rreth 100 mijë shtëpi nën ujë apo të prekura nga përmbytjet, mund të kemi miliona vetë pa energji për një periudhë të shkurtër, do të na duhet të pastrojmë rrugët dhe ambientet e tjera. Kjo bën që 24, 48 apo 72 orët pas stuhisë të jenë një sfidë e fortë”, tha Sekretari për Sigurinë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, Majkëll Çertof. Uragani “Ike” ka goditur më parë Kubën dhe Haitin, duke marrë dhjetëra jetë.