E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e gjashte e gjyqit ndaj Haradinajt

Ne këto momente po jep dëshminë e tij ish-shefi i shtabit te përgjithshëm te UÇK-se, Bislim Zyrapi. Ai ka ripohuar se ne UÇK ka munguar një koordinim mes komandanteve te luftës, por nuk ka dhënë asnjë fakt qe mund te shërbejë për procesin. Gjate seancës se sotme pritet qe ne gjyq te paraqitet edhe Shefqet Kabashi, këtë radhe ne bankën e te akuzuarve. Kabashi akuzohet për “shpërfillje te Gjykatës se Hagës, si dhe refuzim për t’iu përgjigjur pyetjeve te prokurorit. Ne seancën e djeshme ka dëshmuar ish-shefi i sektorit analitik te shërbimit sekret shtetëror te Serbisë, Zoran Stijoviq. Nder te tjera, ai ka treguar mbi mënyrën e sigurimit te informacioneve lidhur me veprimin e UÇK-se dhe përgjimet qe bënte shërbimi sekret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›