Libi, lufta zhvendoset ne Sirte
Apeli vjen pas informatave se si mbështetësit e Gadafit, ashtu edhe rebelet, kane nisur te vrasin pengjet e luftës, ne shenje hakmarrjeje. Ndërkohë ne vendlindjen e kolonelit, ne Sirte, kryengritësit kane hasur ne rezistence te fuqishme aq sa është dashur edhe mbështetja me sulmet ajrore te NATO-s. Mësohet se luftimet e ashpra kane vijuar për gjate gjithë natës. Ne këtë qytet besohet se është strehuar edhe koloneli i cili ditën e enjte beri një tjetër thirrje për lufte ose vdekje, përmes një mesazhi audio. Nga ana tjetër kryeqytetit Tripoli tashme është nen kontrollin e plote te kryengritësve. Luftimet ne një ndërtesë ne distriktin ne Abu Salim, ku dyshohej se ishte fshehur Gadafi, vijuan për ore te tera deri ne bombardimin e avionëve te NATO-s.