E Shtunë, 31 Tetor 2026

Davutoglu vizite ne Kosovë

Shefi i diplomacisë turke do te qëndroje dy dite ne Kosove. Ai pritet te mbërrijë ne aeroportin e Prishtinës rreth orës 15:30 minuta, e takimi i tij i pare do te jete me kryeministrin Thaçi. Me pas, Davutoglu do te takohet edhe me homologun kosovar Enver Hoxhaj. Ne ditën e dyte te vizitës ne Kosove, Davutoglu do te marre pjese ne inaugurimin e qendrave kulturore turke ne Prishtine dhe ne Prizren. Pas Prishtinës, numri një i diplomacisë turke do te udhëtojë drejt Bosnje-Hercegovinës për te vijuar me pas me turin e tij ne Bukuresht dhe Beograd. Davotoglu mbërrin ne Kosove pas vizitës se ministrit turk te Arsimit, i cili kërkoi nder te tjera edhe heqjen nga tekstet e historisë te pjesëve “fyese” për Turqinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›