Gramsh, kamioni del nga rruga, vdes 19-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur fshatin Cërrunjë të rrethit të Gramshit, ku në kamion ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën Emiliano Idrizi, 19 vjeç nga Peqini dhe është plagosur Ilir Boci, 21 vjeç nga fshati Gostin.
Mësohet se kamioni, i cili drejtohej nga shtetasi Elton Rrodhe 25 vjeç, ka dalë nga rruga, çka ka sjellë dhe vdekjen e menjëhershme për 19-vjeçarin Emiliano Idrizi.
Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilët ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.