E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Merkel-Hollande asnje rezultat per Greqine

Takimi i shumëpritur Merkel-Hollande në Berlin mbi situatën në Greqi dhe përgjigjes së kryeministrit Samaras për një afat më të gjatë për realizimin e objektivave të qeverisë së tij për planin e kursimeve, nuk ka dhënë asnjë rezultat. Në një konferencë të përbashkët për shtyp të dy liderët kryesor të Europës kanë thënë se “më parë se të merret çdo lloj vendimi mbi Greqinë duhet të presim raportin e Trojkës”. Ka qenë pikërisht kancelarja gjermane ajo që përsëritur edhe njëherë këtë mesazh për kërkesën helene. Ndërkohë që presidenti frances ka deklaruar se “dëshiron që Greqia të qëndrojë në Eurozonë, por ka shtuar se “ajo duhet të përmbush reformat thelbësore të kërkuara nga ndërkombëtarët”. Merkel ka thënë se “është e rëndësishme për të gjitha vendet anëtare të Eurozonës që të respektojnë angazhimet e marra”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›