E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uragani Sandy ne SHBA

Uragani Sandy  po shkon drejt shteteteve te bashkuara te amerikes , ndersa ka detyruar kandidatet per president  te  anullojne takimet e tyre. Presidenti Barak Obama ka mbajtur një konferencë me shefat e  emergjences për të diskutuar  mbi përgatitjet për stuhi, e cila pritet te godase vendin diten e hene . Erërat  te cilat shkojne deri ne 120 km / h ka bere qe skuadrat e emergjences te vihen ne gatishmëri.  Uragani Sendi mund te godase dhe nje pjese te shtetetve kyce per zgjedhjet presidenciale te cilat pritet te mbahen me 6 nentor . Pasi ka lene Karaibet  ku ka shkaktuar 60 viktima Sendi ka sjelle shira te rrëmbyeshëm dhe erera te forta. 
Kandidati republikan Mitt Romney anuluar një miting të planifikuar për të dielën në Virxhinia, një shtet i rëndësishëm zgjedhor, për shkak të kushteve te keqia atmosferuike . po ashtu presidenti amerikan Barak Obama eshte detyruar te anulloje takimet ne Florida ,Virxhinia dhe Kolorado . ashtu sic dhe mund te imagjinohej menaxhimi I situates se Uraganit  do te ndikoje mjaft ne fushaten e presidentit amerikan barak Obama edhe pse kane mbetur vetem pak dite nga zhvillimi I zgjedhjeve amerikane . Por, pavarësisht shqetësimeve për ndikimin e Sandy, sondazhet flasin per nje gare koke me koke mes dy kandidateve .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›