Zgjedhje ne Ukraine

Ukraina mban sot zgjedhjet parlamentare. Zyrtarët perëndimorë e kane cilësuar këto zgjedhje si një prove e kredencialeve demokratike të vendit. Sondazhet paraprake flasin për një humbje te thelle te presidentit te vendit Viktoer Janukovic i cili është kritikuar ashpër nga perëndimi për burgosjen e rivales të tij kryesore, ish-Kryeministren Julia Timoshenko. Mirëpo janë partitë e vogla ne Ukraine te cilat presin te përfitojnë nga zhgënjimi i presidentit Janukovic . Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nis misionin e saj vëzhgues më të madh ndonjëherë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të Ukrainës. Gjysma e vendeve në parlamentin m prej 450-anëtarësh do të plotësohet nga një liste kandidatesh te zgjedhur , ndersa pjesa tjeter nga kandidatët individualë .Presidenti ukrainas Viktor Janukoviç duket i vendosur për fitore në votimin e së dielës, pavarësisht nga thirrjet e rivales së tij Julia Timoshenko për të ndaluar "diktaturën". Verdikti i misionit vëzhgues të OSBE-së pritet të hënën. Ukraina vendi me 46 milion banore është goditur mjaft nga rënia ekonomike. Partia Yanukovych u përpoq të qetësoj opinionin publik duke rritur pagat e sektorit publik dhe pensionet mirëpo kjo duket se nuk ka ndryshuar aspak opinionin e ukrainasve.