E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uragani godet Kroacinë

ZAGREB - Një uragan me shpejtësi 190 kilometra në orë ka goditur prej disa orësh rajonet bregdetare veriore të Kroacisë dhe pjesën jugperëndimore të Sllovenisë, njoftuan mediat kroate.

Shërbimi zjarrfikës në Rijekë ka pasur rreth 200 telefonata për largimin e makinave të dëmtuara ose pemëve të thyera, shtyllave të rrëzuara elektrike apo çative të shkatërruara.

Ende nuk ka të plagosur mes qytetarëve.

Për shkak të stuhisë, linjat e trageteve me ishujt janë të ndërprera, ndërsa anijet nuk mund të lundrojnë nga portet.

e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›