Uragani sandy rendohet bilanci i viktimave
Vazhdon të rëndohet edhe më shumë bilanci i viktimave nga kalimi i uraganit Sendi në Amerikën veriore. Totali i viktimave deri tani ka arritur në 98, ndër të cilët një në Toronto të Kanadasë. Viktimat e tjera janë shënuar të gjitha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe sidomos në Nju Jork. Ndërsa në Karaibi viktimat ishin 69, kurse 54 viktima janë regjistruar në Haiti, 11 në Kubë, tre në Bahamas dhe një në Xhamajkë. Në Nju Jork do të mbahet dhe koncerti për mbledhjen e fondeve për viktimat e uraganit. Mes emrave të mëdhenj janë Brus Springstin, Sting, Bon Xhovi, Billi Xhoel dhe Kristina Agilera. Ndërkaq janë ndërprerë kërkimet për kapitenin e Bauntit, në Karolinën e e Veriut ëshët regjistruar dhe një i zhdukur. Bëhet fjalë pikërisht për kapitenin e anijes Baunti, e cila ishte ndërtuar për xhirimet e filmit të vitit 1962 me Marlon Brendo, e cila ishte mbytur në 29 tetor si pasojë e uraganit Sendi. 14 anëtarët e tjerë të ekuipazhit janë shëptuar atë ditë nga rojet bregdetare, por i vetmi që i mungonte apelit ishte pikërisht kapiteni 63 vjecar. Presidenti amerikan Barak Obama i cili ka rinisur fushatën e tij elektorale kishte thënë më parë se përpara një situate të tillë janë vetëm amerikanë. “Nuk ka demokratë apo republikanë para një stuhie, ka vetëm amerikanë. Obama i cili ka folur në Uiskonsin një nga shtetet kyce për betejën elektorale, ka marrë mbështetjen e plotë të amerikanëve, ët cilët e kanë gjykuar si të shkëlqyer punën e tij për të përballuar situatën pas stuhisë. Nga ana tjetër rivali republikan Mit Romni ka filluar menjëherë me akuzat duke thënë se politikat e demokartëve do e conin vendin në një situatë të njëjtë me atë në Europë. Ndërsa dëmet ekonomike të shkaktuara nga uragani Sendi llogariten nga 30 deri në 50 miliardë dollarë. Bëhet fjalë për një shifër që ësghtë gati dyfishi i asaj që ishte llogaritur më parë. Sipas një artikulli në Nju Jork Tajms, dëmet më të mëdha ekonomike janë në Nju Jork, rreth 34% të totalit, ndërsa 30% në Nju Xhersi, 20% në Pensilvani dhe 16% në shtetet e tjera.