E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bloomberg mbeshtet Obamen ne 2004-en mbeshteste Bush

Barak Obama ka marrë një mbështetje të papritur për garën e tij drejt Shtëpisë së Bardhë, atë të Majkëll Blumberg. Ky i fundit në vitin 2004 kishte mbështetur Xhorxh Bush dhe në vitin 2008 nuk kishte mbështetur asnjë kandidat. Në një editorial on lajn, kryebashkiaku i Nju Jorkut është shprehur se situata dramatike pas kalimit të uaraganit Sendi, që ka shkaktuar rreth 40 viktima vetëm në qytetin e tij, e kishte bërë të reflektonte mbi urgjencën e politikave të përshtatshme në fushën e ndryshimeve klimaterike dhe të ambjentit. Obama i cili ka vendosur në vend të parë të axhendës së tij këto probleme, në këtë mënyrë ka marrë dhe mbështetjen e tij. Ndër të tjera Blumberg mbështet dhe politikën e presidentit Obama për sa i përket temave si aborti dhe martesave ndërmjet homoseksualëve. Ndërkohë që tashmë gara për në Shtëpinë e Bardhë është përqendruar në tetë shtetet kyce. Mund të konsiderohet si një lojë shahu ajo ndërmjet Mit Romni dhe Barak Obamës, me republikanin që has vështirësi në sondazhe. Por fushata elektorale më e kushtueshme në historinë amerikane shfaqet shumë e ashpër dhe nuk kursen as sulmet e drejtpërdrejta. ‘Dëshironi edhe katër vjet të tjera me 23 milionë persona që kërkojnë një puën të mirë, i ka pyetur Romni votuesit në Virxhinia. Ndërkohë që Obama kryeson sondazhet aktualisht, të hënën do të mbyllë fushëtn elektorale në Ajoua, shtetin që e emëroi për zgjedhjet presidenciale të vitit 2008. “Ne dimë si të ndihmojmë klasën e mesme, dimë si të krijojmë vende të reja pune dhe të reduktojmë deficitin, është shprehur Obama në Kolorado. Obama është në avantazh në Ajoua, Nju Hempshajër, Uiskonsin dhe Kolorado.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›