E Diel, 1 Nëntor 2026

Argjentine votojne personat 16 vjec

Kongresi i Argjentines ka miratuar një ligj për të ulur moshën e personave që kanë të drejtë vote. Të gjithë qytetarët argjentinas që kanë të paktën 16 vjeç do të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme të vendit. Parlamenti i Buenos Airesit i ka dhënë dritën jeshile reformës së premtuar nga presidentja Cristina Fernandez de Kirchner, bëjnë të ditur mediat e huaja. Mbështetësit e kesaj lëvizje thonë se kjo do të zgjeroje pjesëmarrjen politike. Votimi është i detyrueshëm në Argjentinë për njerëzit e moshës 18-70, por do të jetë fakultative për ata të moshës 16 dhe 17.
Për eksponentët e opozitës, kjo reformë ka vetëm një qëllim, që kryetarja e shtetit të ketë një elektorat të ri, duke qenë se sondazhet e nxjerrin të preferuar nga adoleshentët.
Ndërsa për politikanët në pushtet, masa në fjalë e rendit Argjentinën në të njëjtin nivel me Brazilin, Ekuadorin dhe Nikaraguan, ku prej disa vitesh mund të votohet që nga mosha 16-vjeçare. Së fundmi presidentja Kirchner fitoi popullaritet mes argjentinasve për përballjen e saj me autoritetet britanike për ishujt Falkland, sovraniteti i të cilave pretendohet nga të dyja vendet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›