Mediat e huaja per viziten e sekretares amerikane ne Tirane
Vazhdon të jetë i gjerë pasqyrimi mediatik për vizitën e sekretares amerikane Hilari Klinton në Tiranë dhe mesazhit për mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë dhe për rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Vois of Amerika”, shkruan ndër të tjera se Klinton është shprehur se në këtë 100 vjetor të pavarësisë vendi duhet të mendojë për atë që ka kaluar gjatë këtij shekulli, pushtime, diktaturës komuniste dhe izolimit. Ndërsa tani vendi është një aleat i NATO-s që synon integrimin e plotë në Europë.
Ndërsa Evropa e lirë shkruan se Klinton i është drejtuar parlamentit shqiptar duke i thënë se është bërë një rrugë e gjatë dhe duhet të vazhdohet në linjën e progreseve.
“Biznis rekorder” në faqen e saj të internetit pasqyron vizitën e Klinton dhe mesazhin e saj për të vazhduar me reformat për të arritur objektivin për anëtarësimin në BE.
“Blumberg Bussines Uik” e vë theksin tek progreset e arritura deri tani nga Shqipëria, një moment ku është ndalur dhe sekretarja amerikane e shtetit e cila citohet të ketër thënë, Keni bërë shumë rrugë, mos ndaloni tani, pasi demokracia duhet përforcuar dhe duhet krijuar një e ardhme e mirë për aspiratat e popullit tuaj.
“Uorld Vjus” ka pasqyruar një moment tjetër të fjalës së sekretares amerikane të shtetit në parlamentin shqiptar ku ajo i referohet debateve politike. Klinton është shprehur se katër vjet më parë ajo ka bërë të pamundurën për të mundur Obamën, por në fund ata bashkëpunuan dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë. Kjo për një arsye të vetme, pasi të dy palët e duan vendin e tyre.
Kri Inglish në titullin e saj kryesor thekson mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ndërsa “Europa online” magazine pasqyron ndalesat e Klinton në vizitën e saj disa orëshe në Tiranë, për të përfunduar më pas me një zbardhje të plotë të fjalës së sekretares amerikane të shtetit në parlamentin e Shqipërisë në adresën zyrtare në internet të departamentit amerikan të shtetit.