Urdhër për arrestimin e kreut të OMONIA-s, nuk gjendet

Sot ka nisur aksioni për çuarjen në pranga të Dishos, por ai nuk është gjetur në shtëpi. Nga ana tjetër, policia kufitare bën me dije se ai nuk ka kaluar në drejtim të Greqisë.
Dy ditë më parë, Gjykata e Apelit të Korçës vendosi përfundimisht masën e dënimit me një vit burg për Dishon, ndërsa u vendos masa e sigurisë “detyrim me paraqitje” për dy punëtorët e tjerë.
Ai akuzohet për dhunimin e varreve në fshatin Boboshticë të Korçës në tetor të vitit 2010, ngjarje e cila shkaktoi jo pak reagime publike. Prokuroria gjatë pretencës kërkoi dy vite burg. /Start/
2012-01-12 16:31