Nivel i lartë vaksinimi tek fëmijët shqiptarë

Instituti i Shëndetit Publik, ka kryer një studim në këtë drejtim, ku vërehet se më pak se 1% e fëmijëve nuk kanë marrë vaksinim asnjëherë.
Nga të dhënat, të paktën 97 për qind e fëmijëve kanë marrë vaksinën BCG, që të trija dozat e DPT, vaksinat e polios, të hepatitit B dhe vaksinën e rubeolës. Gjatë 5 viteve të fundit, skemës kombëtare të vaksinimit i janë shtuar vaksina të reja.
Kështu në vitin 2005 në vaksinën Fruth –Rubeolë u shtua komponenti i vaksinës së parotitit, ndërsa në vitin 2008, nga Ministria e Shëndetësisë u përfshi vaksina e re Haemophilus influenza si pjesë përbërëse e vaksinës së kombinuar pentavalente DTP-HepB-Hib.
Po kështu, është përfshirë në këtë kalendar edhe vaksina kundër pneumokokut. Vaksinimi parandalon dhe shpëton nga disa lloj sëmundjesh, ndërkohë që ofrohet falas për fëmijët e moshave 0-14 vjeç. Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se vaksinimi aktualisht parandalon çdo vit 2.5 milionë vdekje në mbarë botën, nga difteriti, tetanozi, kolla e mirë dhe rubeola./Start/
2012-01-12 17:33