E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urdheri i Infermierit Bashke ne perzgjedhjen e te rinjve

Urdhëri i Infermierit kërkon të marrë pjesë në vlerësimin e testeve për përzgjedhjen e kryeinfermierëve. Kreu i këtij urdhëri, Sabri Skënderi i bëri apel QSUT-së për trasparencë në emërimet që do të kryhen, pas lirimit nga detyra të të gjithë kryeinfermierëve. Nga përvoja e viteve të shkuara, sipas  Skënderit, në postet drejtuese kanë dominuar persona që janë përzgjedhur nga politika.

"Urdhëri i Infermierit mendon dhe i kërkon drejtorisë së QSUT-së të ngrihet një komision testimi, pse jo dhe me përfaqësues të Urdhërit të Infermierit. Të zhvillohet me gjithë mend një konkurs serioz për të zgjedhur njerëzit më të aftë, ata që do të dinë dhe do të japin një impakt të ri kujdesit infermieror për t'i rregulluar ato në sensin pozitiv. Por,nëse nuk do të ndodhë kështu, por do të ndodhë si më parë, me motive politike apo personale kjo do të jetë diçka tepër negative", tha Skënderi.

Skënderi shprehet me nota kritike mbi adminstratën e fryrë të qendrës më të madhe sipitalore në vend. Ai sqaron se edhe pse numri i punonjësve vitet e fundit është shtuar, cilësia e punës nuk është rritur. Duke propozuar një riorganizim të të gjitha strukturave të QSUT-së, kreu i Urdhërit të Infermierit thotë se çdo spital në këtë qendër spitalore duhet të ketë nga një drejtor më vetë, ashtu siç ka qenë para disa vjetësh.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›