E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngelin qeverine senati i UT Drafti i financimit i dobet

Drafti për financimin e ri të universiteteve duhet të ndryshojë. Modeli që u është ofruar universiteteve nuk është i duhuri; madje ai është vlerësuar me notën mbetëse 2 dhe 3 nga pedagogët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Kjo ka qenë edhe deklarata e Senatit të Universitetit të Tiranës, e cila u bë publike nga rektori Dhori Kule.

"Nqs këtë do ta konsideroja si një detyrë kursi të paraqitur për ta vlerësuar një petagog, unë pashë që gjithë komentet që kishin bërë petagogët e ekonomikut, nuk e kishin vlerësuar me notë pozitive. S'kishte marrë as notën 4, ishte midis 2 dhe 3-it. Skema e pakuptueshme e ofruar ka nevojë që të bëhet e qartë dhe perëndimore", tha Kule.

Rektori i UT-së shprehet optimist ndaj qëndrimeve që do të mbajë Ministria e Arsimit kundrejt propozimeve të bëra nga Universiteti i Tiranës. Drafti edhe pse parashikon financimin e lekëve drejtpërdrejt te studenti, në të duhet të rishikohen modelet e shpërndarjes së bursave, të cilat shpërndahen në bazë të metodave të vjetëruara.

"Blloku i studentëve përsëri ka nevojë reformohet, kontributi i tyre. Ne akoma vazhdojmë të japim bursa sipas modelit komunist", theksoi ai.

Sipas deklaratës së kreut të arsimit, pritet që brenda këtij muaji  të gjithë aktorët e interesit, si universitetet publike dhe ato jo publike, qeveria, por edhe studentët të ulen në një tryezë për të arritur në draftin përfundimtar.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›