E Diel, 1 Nëntor 2026

Gardistët, tani një drekë falas, bie rritja e normës së trajtimit ushqimor



TIRANË - Qeveria ka vendosur që efektivët e Gardës së Republikës së Shqipërisë të trajtohen me ushqim pa pagesë. Gjatë mbledhjes së djeshme është vendosur që në bazë të ligjit “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, të bëhet trajtimi me ushqim, pa pagesë, të efektivave të Gardës së Republikës, sipas mënyrës dhe kategorive të poshtëshënuara. Kështu do të trajtohen me një vakt (drekë) ushqim, efektivat që shërbejnë në strukturat operuese të Gardës së Republikës. Me tri vakte ushqim do të trajtohen efektivët e njësisë së ndërhyrjes së shpejtë, grupet e gatshme, të cilave, për natyrë të veçantë pune, shërbimi u zgjat më shumë se koha normale e punës. Gjithashtu do të trajtohet me tri vakte i gjithë efektivi i Gardës së Republikës, për rastet e kalimit në gatishmëri. Në vendim thuhet se, strukturat, numri sipas strukturave dhe normat e trajtimit me ushqim, për çdo vakt, përcaktohen me urdhër të ministrit të Brendshëm. Të gjitha shpenzimet që do të rrjedhin nga vendimi i djeshëm do të mbulohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Brendshme. Por pas vendimit për dhënien e ushqimit falas, qeveria ka vendosur që të rrëzojë një tjetër ligj që ishte miratuar për rritjen e normës së trajtimit ushqimos. “Vendimi i Këshillit të Ministrave ‘Për rritjen e normës së trajtimit ushqimor të kompanisë operative në Gardën e Republikës’, shfuqizohet”, - thuhet në vendimin e miratuar dje. Ligji ka hyrë në fuqi menjëherë dhe për zbatimin e tij është ngarkuar ministri i Brendshëm dhe Komandanti i Gardës së Republikës.

Vodhi komunën e Lazaratit, arrestohet pas 4 muajsh i riu

GJIROKASTËR - Ka rënë në pranga hajduti i zyrave të Komunës së Lazaratit, si dhe i dyshuar për disa vjedhje të tjera. Burime zyrtare nga Policia e Gjirokastrës kanë bërë të ditur se dy ditë më parë, në orën 21:30, është arrestuar Roland Aliu, 28 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër, i dënuar më parë për vjedhje. I riu akuzohet se gjatë muajve të fundit, në Rrethin e Gjirokastrës ka bërë disa vjedhje lokalesh, banesash si dhe grabitjen e arkës së Komunës Lazarat. I riu akuzohet se më 3 mars 2010, së bashku me dy persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim, janë futur nga dritarja në godinën e Komunës Lazarat, ku kanë vjedhur me thyerje kasafortën e lekëve në zyrën e financës së kësaj komune me një shumë prej 101.900 lekësh. Pas disa muajsh, në datën 23 qershor 2010, Aliu është futur nga dritarja e pasme e lokalit të lojërave të fatit në lagjen “18 shtatori”, ku pasi ka shpërthyer kasat e katër kompjuterëve, të cilët shërbejnë për lojëra fati, ka vjedhur shumën prej 350 000 lekësh. Më 1 korrik ai ka hyrë në një tjetër lokal me lojëra fati në lagjen “18 Shatori”, ku ka tentuar të vjedhë, por është diktuar nga roja dhe është larguar.

15 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›