Urdhri, Mediu miratoi fabrikën në Gërdec
Mediu: Urdhëroj KFB të vërë në dispozicion të SAC terrenin e Ministrisë së Mbrojtjes në Gërdec
TIRANË- Ngritja e fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec mban firmën e ish- ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Çdo ditë e më shumë dalin mbi sipërfaqe dokumenta, nëpërmjet të cilave vërtetohet që institucionet shqiptare, jo vetëm qëkanë patur dijeni për ekzistencën e fabrikës së demontimit në Gërdec,por edhe e kanëmiratuar këtë zonë të banuar, shumë pranë autostradës dhe aeroportit të Rinasit si vendin më të përshtatshëm në favor të kompanisë së përzgjedhur. Me firmën e ish- ministrit të Mbrojtjes,jo vetëm që është përzgjedhur zona e demontimit,por janë shkelur të gjitha ligjet efunksionimit administrativ të këtij insitucioni. Në dokumentat që disponon gazeta “Shekulli” bën pjesë edhe vendimi me datë 25 prill të 2007,ku ish- ministri Mediu urdhëronKomandën e Forcës së Bashkuar të vërë në dispozicion të procesit të demontimit ambientet e ish-repartit ushtarak në Gërdec të Vorës.
***
“Komanda e Forcës së Bashkuar ngarkohet të vërë në dispoziciontë këtij procesi një sipërfaqe- terrennën administrimtë Ministrisë së Mbrotjes së ndodhur në Gërdec”- thuhet në urdhrin e firmosur prej Mediut. Në këtë vendim nuk gjen në asnjë vend firmën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, që në bazë të ligjit ka nën administrim të gjitha komandot e forcave të armatosura shqiptare. Të vetmit persona qëkanë firmosur urdhrin janë ish -ministri Mediu dhe dy zyrtarë të tjerë. Në bazë të këtij urdhri, Fatmir Mediu urdhëronMEICO-nt’ia shesë municionetshoqërisëamerikane “Southern Ammunition Company Inc”si dhe të lidhë kontratë me këtë shoqëri.Po në bazë të këtij vendimi, Mediu përcakton që çmimi i shitjes së municioneve të përcaktohet nga një komision vlerësimi, që është ngritur po me urdhër të tij. Në bazë të këtyre dokumenteve bëhet me dije se ky komision është ngritur pas ofertës së paraqitur nga kompania amerikane, në dhjetor të vitit 2006.Urdhri që firmoset nga ish- ministri Mediuparaprinçdo hap të funksionimit të fabrikësnë fshatin Gërdec. Madje, në funksion të kompanisë së huaj urdhëron institucionet shqiptare të forcave të armatosura të jenë në shërbimin të MEICO-s. Në pikën d) të kontratës thuhet setransporti i municionevenga depotpër në Gërdectë realicohet nga KM dhe ndërmarrjaMEICO.
***
Ndërkohë që pika 4 e këtij urdhri duket se ka mbetur që në fillim në letër. Mediu ka kërkuar që procesi i çmontimitdhe i çmilitarizimittë municioneve të bëhetnë ambientet e reparteve tëForcave të Armatosura, nëkushte të rrepta sigurie, por askund nuk janë përcaktuar këto kushte. “Komanda e Forcave të Bashkuaratë hartojë kontratë për dhënie me qira me kontraktorindhe të lejojë ndërtiminnë këtë terren stukturën e përkohshme industrialetë çmontimit dhetë municionit”- thuhet në gërmën g) të urdhërittë firmosur nga ish-ministri i Mbrojtjes. Ndërkohë, pika gjashtë e këtij urdhri lë të besosh se gjthçkaka funksionuar brenda një qarku të mbyllur njerëzish, ku të vetmit persona që kanë dijeni janë ata që kanë hedhur firmën mbi Memo-n e Mediut: Sekretari i Përgjithshëm, ish-drejtori i MEICO-s dhestruktura të Komandës së Forcave të Bashkuara. Madje, ish- ministriMediu urdhëron edhe eksportin e materialeve që do të demontoheshin në fabrikë e Gërdecit. “Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjestë lëshojë lejet e eksportittë materialeve qërezultojnë nga procesi i demontimit”-thuhet në pikën 6 të këtij urdhëri që mban datën 25 maj 2007. Edhe pse pika 7 e këtij urdhribën me dije se ngarkohen për zbatimin e tij Shtabi i Përgjithshëm, Komanda e Forcave të Bashkuara, Komanda e Mbështetjes dhe ndërmarja MEICO, në bazë të dokumentave që disponon gazeta, i vetmi dikaster ku nuk ka mbërritur ky urdhër është Shtabi i Përgjithshëm.
MUNICIONET
Fishekë kalibër 7.62x54 mm gëzhojë tunxhi 100 milion copë
Fishekë kalibër 12.7 mm 20 milion
Fishekë kalibër 14.520 milion
Luan Hoxha kundërshtoi ndërtimin e fabrikës së çmontimit në fshatin Bërzhitë
Projekti i parë, fabrika e demontimit në Bërzhitë
TIRANË- Ka mjaftuar një ofertë e sjellënë Ministrinë e Mbrojtjes me logon e kompanisë amerikane“Southern Ammunition Company Inc” dhe nga kompania e Mihal Delijorgjit që të vihen në lëvizje të gjitha institucionet e shtetit shqiptar.Fill pas kësaj kërkese, ministri i dorëhequr, Fatmir Mediu,urdhëroingritjen e grupeve të punës për studimin e kostos sëdemontimit tëmunicioneveluftarake. Ndërkohë që u ftuan edhe ndërmarrjet e ndryshme shqiptare të paraqesin ftesat e tyre, edhe psefirma, nga i gjithë dokumentacioni që disponon gazeta e kishte ngritur me kohë ndërmarrjen në Gërdec. Nga dhjetori i vitit 2006 e deri nëmars të vitit 2007 duket se janë parëvende të ndryshme për ngritjen e fabrikës së demontimit të armëve. Sipas dokumentacioneve që disponon „Shekulli”, Bërzhita është parë si vendi i përshtshëm përfabrikën e demontimit.Ka qenë sërish ish- ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediui cili në 27 dhjetor të vitit 2006i kërkoi shefit të Shtabit të Përgjithshëm të shprehë mendimin për ndërtimin e kësaj fabrikenë rrugën nacionale Tiranë- Elbasan.Në memon e dërguar një ditë më pas nga shefi i shtabit të Përgjithshëm thuhet se :”qendrapër demilitarizimin e këtyre municioneve duhet tëpërzgjidhetnëpërmjet negociatave midis palëve. Rajoni i Bërzhitës nuk është i përshtatshëmdhe as i i licensuarpër depozitimdhe për asgjësim municioni. Ky rajon ndodhetafër rrugës nacionale Tiranë –Elbasan dhe afër qendrës së banuar”- thuhet nëkëtë Memo që mban datën 28.12 2006. Duket se pikërisht kjo Memo, ku kundërshtohet ndërtimi i fabrikës në fshatin pranë qendrës së banuar ka ndarë përfundimisht shtabin e Përgjithshëmme ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Të gjitha praktikat që kanë vijuar më pas për ndërtimin e fabrikës së çmontimit të armëve nuk kanë kaluar në zyrën e Luan Hoxhës, përveç kontratës së firmosur ku institucionet e shtetit shqiptar detyrohen të jenë nën funksionim të ndërmarjes amerikane“Southern Ammunition Company Inc” që siç rezultoi më pas zotëron 25% të aksioneve në kompaninë e Mihal Delijorgjit.