Urdhri i Alibeajt: “Çështjet penale të gjykohen në godinë më vete”
Tiranë - Nga dita e hënë, të gjitha dosjet penale që gjykoheshin në Gjykatën e Shkallës së Parë tani e tutje do të gjykohen në godinën e ish-Gjykatës së Krimeve të Rënda. Duke iu referuar urdhrit më të fundit të ministrit, në të parashikohet dhe një ndarje e re e punës në këtë gjykatë. Kështu, sipas vendimit të firmosur nga ministri Alibeaj, të gjitha çështjet penale do të zhvillohen në Gjykatën e Krimeve të Rënda (e cila ndodhet në një godinë tjetër, jo afër godinës së Gjykatës së Rrethit gjyqësor të Tiranës). Urdhri i ministrit të Drejtësisë është kundërshtuar ashpër nga gjyqtarët. Po kështu është kundërshtuar edhe transferimi i dosjeve që është i vështirë dhe për çdo rast dhe vendim gjykate kërkohet vula të cilën e posedon kryetari. Punonjësit që kanë humbur vendin e punës e kanë mësuar dje urdhrin duke humbur kështu një vend pune që i qëndruan korrekt edhe gjatë muajve të pushimeve verore.
5 Tetor 2008