E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbylli dje punimet ne Vlore konferenca " Financa 2009"

Kriza dhe perspektivat, akademiket mblidhen ne Vlore

Kriza ekonomike tashme e ka kapur Shqiperine, ndersa ajo nuk manifestohet ketu si ne vendet e tjera te Evropes dhe Shteteve te Bashkuara, apo edhe rajonit tone. Ky eshte nje konstatim qe ka bere nje grup akademikesh ne konferencen "Financa 2009" qe u organizua nga Universiteti i Vlores. Sipas profesor Sherif Bundos, kriza ekonomike globale ka prekur Shqiperine dhe kryesisht kjo ndihet pasi ekonomia jone eshte shume e lidhur me import-eksportet, me remitancat, te cilat kane nisur te bien etj. Ai renditi nje sere faktoresh te cilet jane tregues, se tashme kriza ka prekur Shqiperine, ndersa theksoi se ne kete moment jane aktoret politik, biznesi, bankat, etj, qe duhet te marrin masa per t'i bere balle kesaj krize, e cila tek ne po manifestohet me ritme me te ngadalta. Frika me e madhe, theksoi Bundo eshte psikologjike edhe pse rritja e cmimeve do te jete ndjeshmeria e pare qe do te kemi per te kuptuar se tashme kriza na ka prekur. Te pranishmit u pershendeten gjithashtu edhe nga profesoret e Universitetit te Uashingtonit, dhe atij te Vlores, te cilet e cilesuan kete konference mjaft te rendesishme per dhenien e perspektivave ekonomike boterore dhe krijimin e nje imazhi konkret te ekonomise ne teresi. Gjate tre diteve te konferences jane referuar me dhjetera tema. Ndersa sipas zv/rektores se UV, Pranvera Resulaj, qellimi i kesaj konference perpos akademikes, kishte edhe promovimin e Universitetit te Vlores dhe njekohesisht qytetit te Vlores.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›