E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Urdhri i Mjekut" penalizon 37 infermiere të QSUT: Nuk punojnë

TIRANE- Infermieret e Qendrës Universitare Spitalore “Nënë Tereza” nuk e kryejnë si duhet punën e tyre. Dhe jo vetëm kaq, por ata janë edhe arrogante me pacientët, nuk u japin medikamentet, pa llogaritur, të bërtiturat me zë të lartë në mes të pavijonit.

Të gjitha këto shkelje janë kapur nga një task-forcë e “Urdhrit të Infermierit” që ka monitoruar këtë personel për rreth një muaj në QSUT. Si pasojë, 37 prej tyre do të dalin në fillim të shtatorit në komisionin e disiplinës, ku do të merren edhe masat ndëshkuese që variojnë nga gjoba prej 10 mijë lekësh në muaj e deri tek ulja në detyrë e paralajmërimi për largim nga puna.

Sabri Skënderi, president i “Urdhrit të Infermierit”, i cituar sot nga GSH, deklaron se shkeljet më të rënda vihen re në lidhje me etikën, por nuk mungojnë as rastet kur ata nuk ushtrojnë si duhet profesionin e tyre.

Sipas Skënderit, një tjetër problem madhor dhe shqetësues është mungesa e shërbimit ndaj pacientëve nga infermierët është në orët e vona të mbrëmjes, ku ka jo vetëm neglizhencë, por edhe mungesë stafi.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›