Urdhri i Mjekëve: ”Ulet numri i ankesave, humbet besimi i pacientëve për zgjidhjen e problemeve”
Gjatë gjithë vitit janë depozituar vetëm 11 ankesa nga pacientët e dëmtuar. Ankesat kryesisht për stomatologët dhe për sjellje jashtë etikës për disa mjekë të kryeqytetit
Emanuela Sako
Pacientët janë përfshirë në një krizë mosbesimi për zgjidhjen e denoncimeve që paraqesin nga mungesa e shërbimit të ofruar nga mjekët. Specialistët e Urdhrit të Mjekut e pranojnë këtë fakt duke u bazuar në uljen e numrit të ankesave nga pacientët. Burime zyrtare nga ky institucion bëjnë të ditur se duke nisur që nga muaji janar janë paraqitur vetëm 11 ankesa nga pacientët. Duke krahasuar me vitet e tjera ky numër është tepër i ulët. Pacientët shpeshherë ankohen për mungesën e shërbimit të kualifikuar nga ana e mjekëve dhe madje në mjaft raste ata kanë humbur të afërmit e tyre si pasojë e mungesës së shërbimit nga ana e mjekëve, ku shpeshherë situatave nuk u është dhënë një zgjidhje. Për këtë arsye, pacientët nuk marrin përsipër që të ankohen në organet përkatëse.
Ankesat
Natyra e ankesave të pacientëve është pozicionuar në shumë pak shërbime mjekësore. Nga 11 rastet e paraqitura pranë Urdhrit të Mjekut 7 prej tyre janë për mungesën e komunikimit me mjekët dhe lindjen e konflikteve mes tyre. Ndërsa pjesa tjetër e ankesave janë për mungesë të shërbimit të dhënë nga specialistët. Kryesisht ankesat e paraqitura janë për mjekët stomatologë. Vitet e tjera, ankesat e paraqitura kanë qenë për të gjitha shërbimet në sistemin shëndetësor, ndërsa gjatë këtyre muajve ato janë minimizuar vetëm në shërbimin stomatologjik.
Verifikimi
Sipas rregullores së Ministrisë së Shëndetësisë, të gjitha ankesat e mbërritura në Urdhrin e Mjekëve, pa përjashtim i nënshtrohen shqyrtimit dhe vendimmarrjes në kryesinë e Këshillit Rajonal. Rregullorja parashikon që ankesat të jenë të dorëzuara me shkrim dhe të paraqesin tërësisht situatën dhe llojin e mjekimeve që kanë marrë, apo shkakun kryesor të problemit. Ata marrin parasysh vetëm ankesat me shkrim, të firmosura nga ankuesi apo përfaqësuesi zyrtar i institucionit që bën denoncimin, si dhe konstatimet e sinjalizuara nga mas-media. Urdhri i Mjekëve shqyrton rastet dhe ndërmerr masa disiplinore kur mjekët kanë shkelur kompetencat profesionale dhe ku evidentohen mangësi serioze në rastin e kurimit të pacientëve. Mjekët marrin në shqyrtim ankesat e pacientëve kur ka një akuzë për shpërdorim apo sjellje të keqe profesionale. Në gjykimin e Urdhrit të Mjekëve bëjnë pjesë të gjitha rastet kur një mjek është dënuar nga organet e drejtësisë. Njëkohësisht, masa merren kur për shkak të gjendjes shëndetësore të mjekëve, ai bëhet i paaftë dhe i papërgjegjshëm për të ushtruar profesionin. Nëse rasti është me pasojë vdekje, çështja i shkon organeve të drejtësisë. Urdhri i Mjekut, në rast konstatimi të fajit të mjekut ka të drejtë të marrë masë me gjobë dhe deri në pezullim nga puna. Rregullorja u lejon të japin si masë disiplinore; vërejtje me paralajmërim; gjobë, nga 1.000 - 100.000 lekë; propozim për shkarkim nga funksione drejtuese në institucione shëndetësore etj. Ky institucion ka të drejtë të pezullojë nga puna, mjekët e fajësuar, deri në dy vjet. Më pas, mjekët kanë të drejtë të kthen në detyrë. Pranë Urdhrit të Mjekëve, drejtohen dhjetëra ankesa, të cilat shqyrtohen nga komisioni përkatës. Shpeshherë çështjet kanë përfunduar, duke gjetur kompromis mes palëve. Ndërsa në raste të tjera procedurat janë tejzgjatur.
23 Shtator 2009