Bashkia, prishet objekti pa leje në rrugën e Elbasanit
Inspektorati i ndërtimit në Bashkinë e Tiranës nuk ka lejuar ndërtimin e një objekti pa leje në rrugën e Elbasanit. Objekti ka nisur të ndërtohet pa leje në rrugën e Elbasanit, përballë me Ambasadën Amerikane, nuk është lejuar të vazhdojë më tej punimet. Inspektorati i ndërtimit në Bashkinë e Tiranës ka nisur prishjen e këtij objekti, për të cilin nuk ka një leje ndërtimi nga autoritetet përkatëse dhe nuk ka një studim urbanistik për zonën. Inspektorati i Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës ka dorëzuar dje pranë pronarëve të godinës në ndërtim, urdhrin për prishjen e këtij objekti dhe më pas ka nisur punën për prishjen e tij. Ndërkaq, uniformat blu kanë qenë të pranishme për çdo situatë konfliktuale që mund të krijohej. Puna për prishjen e tij duket se do të zgjasë pasi hapësira që zinte kjo godinë është e konsiderueshme.
23 Shtator 2009