Viti i ri akademik, 1085 studentë nuk do të paguajnë tarifën e studimit
Ja kush janë studentët që do të përjashtohen nga taksa e shkollimit për një vit. Kandidatët do të përzgjidhen nga listat përfundimtare e fituesve të fazës së parë
Jonida Tashi
Plot 1085 studentë të rinj në të gjithë vendin do të përjashtohen nga taksa e shkollimit për vitin akademik 2009-2010. Bëhet fjalë vetëm për maturantët që kanë fituar të drejtën e studimit gjatë vitit të ri akademik, të cilët kanë arritur të grumbullojnë pikët maksimale sipas sistemit Meritë-Preferencë. Propozimi i Ministrisë së Arsimit për të favorizuar studentët e rinj me rezultate të mira, duke u hequr taksën e studimit për një vit, tashmë është miratuar edhe nga qeveria.
Vendimi
Vendimi i marrë së fundi nga qeveria detajon se pesë studentët me pikët maksimale në çdo degë fakulteti, nuk do të paguajnë tarifën e shkollimit për një vit akademik, që është viti i parë i nisjes së studimeve. Aktualisht, në fakultetet e vendit tonë ekzistojnë 217 degë universitare. Kush prej studentëve fitues të fazës së parë, do të rezultojë në pesëshen e parë të listave përfundimtare të fituesve, që do të shpallen më 25 shtator do të përjashtohet nga taksa e studimit. Por, kushti i vendosur nga Ministria e Arsimit dhe qeveria për të bërë përzgjedhjen e studentëve me pikë maksimale është edhe pasja e notës mesatare mbi tetë. Kjo do të thotë, se nëse një maturant fitues me mesatare nën tetë ka arritur të grumbullojë pikët maksimale në një degë të caktuar, që është një rast sporadik, ai nuk ka të drejtë të përfitojë nga mospagimi i tarifës së studimit, pasi nuk plotëson kriterin e mesatares. Roli i notës së lartë mesatare në të qenit ndër fituesit e parë të universiteteve është një parashikim i vërtetuar edhe nga studimet e realizuara nga Agjencia e Kombëtare e Pranimeve në Universitete (APRIAL).
Mesatarja
Statistikat zyrtare të APRIAL-it evidentojnë se maturantët me mesataren mbi 8 do të kenë më shumë shanse për të vijuar shkollën e lartë në 10 degët më të kërkuara në vend. Degët: Stomatologji; Farmaci; Mjekësi e përgjithshme; Inxhinieri ndërtimi; Informatikë ekonomike; Drejtësi; Financë; Shkenca politike; Inxhinieri elektronike dhe Psikologji janë fituar nga maturantë që notën mesatare për katër vitet e gjimnazit e kanë pasur më të lartë se 8. Madje jo vetëm kaq, por në secilën prej 10 degëve të mësipërme të fakulteteve, në bazë të kuotave të akorduara nga qeveria, nuk është shpallur fitues asnjë maturantë poshtë notës 8. Duke qenë se kërkesat e të rinjve për të vijuar studimet në këto degë çdo vit kanë qenë tepër të larta, ndërsa kuotat e pranimit të kufizuara, aty kanë mundur të ulen në auditorë studentë të përgatitur. Këto statistika, përveç evidentimit të situatës së pranimeve në universitete, tregojnë qartazi rolin që ka nota e mirë mesatare, jo vetëm për t’u përjashtuar nga tarifa e studimit, por edhe për të fituar një fakultet të shumëpreferuar.
23 Shtator 2009