Urdhri i Mjekëve, rastet kur mund të hetohen mjekët
Pacientët, akuza për pasojat dhe defektet e lëna gjatë kurimit
Emanuela Sako
Shpeshherë mjekët janë bërë pre e akuzave të pacientëve për shkaktimin e pasojave të rënda shëndetësore gjatë kurimit të tyre. Një pjesë e rasteve u kanë kaluar organeve të drejtësisë për verifikimin e tyre. Por, në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë ekziston struktura e Urdhrit të Mjekut, e cila merret me verifikimin e rasteve, ankesave të pacientëve dhe përcaktimin nëse mjekët janë fajtor ose jo. Të gjitha ankesat e mbërritura në Urdhrin e Mjekëve, pa përjashtim i nënshtrohen shqyrtimit dhe vendimmarrjes në kryesinë e Këshillit Rajonal. Rregullorja parashikon që ankesat të jenë të dorëzuara me shkrim dhe të paraqesin tërësisht situatën dhe llojin e mjekimeve që kanë marrë, apo shkakun kryesor të problemit. Ata marrin parasysh vetëm ankesat me shkrim, të firmosura nga ankuesi apo përfaqësuesi zyrtar i institucionit që bën denoncimin, si dhe konstatimet e sinjalizuara nga mas-media.
Rastet
Urdhri i Mjekëve shqyrton rastet dhe ndërmerr masa disiplinore kur mjekët kanë shkelur kompetencat profesionale dhe ku evidentohen mangësi serioze në rastin e kurimit të pacientëve. Mjekët marrin në shqyrtim ankesat e pacientëve kur ka një akuzë për shpërdorim apo sjellje të keqe profesionale. Në gjykimin e Urdhrit të Mjekëve bëjnë pjesë të gjitha rastet kur një mjek është dënuar nga organet e drejtësisë. Njëkohësisht, masa merren kur për shkak të gjendjes shëndetësore të mjekëve, ai bëhet i paaftë dhe i papërgjegjshëm për të ushtruar profesionin. Nëse rasti është me pasojë vdekje, çështja i shkon organeve të drejtësisë.
Komisioni
Komisioni Disiplinor heton dhe gjykon në bazë të fakteve dhe provave të administruara gjatë seancës dëgjimore. Ky institucion ka të drejtë të hetojë në rast se vërteton se anëtari ka kryer shkelje të etikës mjekësore. Urdhri i Mjekut, në rast konstatimi të fajit të mjekut ka të drejtë të marrë masë me gjobë dhe deri në pezullim nga puna. Rregullorja u lejon të japin si masë disiplinore; vërejtje me paralajmërim; gjobë, nga 1.000 - 100.000 lekë; propozim për shkarkim nga funksione drejtuese në institucione shëndetësore etj. Ky institucion ka të drejtë të pezullojë nga puna, mjekët e fajësuar, deri në dy vjet. Më pas, mjekët kanë të drejtë të kthen në detyrë. Pranë Urdhrit të Mjekëve, drejtohen dhjetëra ankesa, të cilat shqyrtohen nga komisioni përkatës. Shpeshherë çështjet kanë përfunduar, duke gjetur kompromis mes palëve. Ndërsa në raste të tjera procedurat janë tejzgjatur.
box
Shqyrtohen rastet:
Kur kompetenca apo performanca profesionale e një mjeku ka mangësi serioze
Kur ka një akuze për shpërdorim apo sjellje të keqe profesionale.
Kur një mjek është dënuar nga organet e drejtësisë
Kur për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, mjeku bëhet i paaftë dhe i papërgjegjshëm për të ushtruar profesionin.
Neglizhenca për vdekjen e 5-vjeçarit, arrestohen mjeku dhe dy infermierët
Policia: Këta persona kanë konsumuar veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”
Një gjarpër sulmoi V. B. kur kaloi në arën e mbjellë me jonxhe për të shkuar në rezervuar
Korçë – Nuk i dhanë ndihmë mjekësore fëmijës 5-vjeçar që po vdiste nga pickimi i gjarprit, policia i ka vënë dhje në pranga. Burime policore thanë se një mjek dhe dy infermierë të Spitalit të Korçës janë vënë në pranga të akuzuar si neglizhues ndaj ndihmës së parë që duhet t’i jepej një pacienti. Hetimi ndaj tyre filloi pas një kallëzimi që prindërit e fëmijës bënë në Prokurorinë e Korçës për mjekët e spitalit, pasi sipas tyre, këta të fundit e kishin neglizhuar mjekimin e vogëlushit, e për pasojë ai kishte humbur edhe jetën. Nuk është hera e parë që bluzat e bardha akuzohen nga të afërm të pacientëve për mjekim të pakujdesshëm.
Arrestimi
Sipas të dhënave të policisë së Korçës, të arrestuarit janë 39-vjeçari Ilir Milo, lindur e banues në Ersekë, me profesion mjek anestezist reanimator, 36-vjeçari Julian Mato, lindur e banues në Korçë, me detyrë infermier - ndihmës anestezist dhe 24-vjeçari Olgert Hoxhallari, lindur në fshatin Biraj të Korçës, me detyrë infermier. Sipas policisë, të tre këta persona kanë konsumuar veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm” parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal, pasi në datën 18.07.2009, nga mosdhënia e ndihmës mjekësore, 5-vjeçari Viktor Balliu, banues në fshatin Laminot të rrethit Korçë, i cili ishte pickuar nga gjarpri, ka gjetur vdekjen.
Ngjarja
Më 18 korrik një ngjarje e rëndë do të shokonte banorët e fshatit Laminot. Temperaturat e larta i detyruan disa fëmijë të nxitonin drejt rezervuarit të fshatit për t’u freskuar. Askush prej të rriturve nuk e dinte se pas tyre ishte edhe një 5 vjeçar. Ai ishte më i vogli i grupit që ecte me nxitin drejt një are të mbjellë me jonxhë për të mbërritur sa më shpejt tek destinacioni mjaft i preferuar, në rezervuarin ku edhe do të laheshin. Bashkë me vëllain dhe të afërmit e tij, vogëlushi vetëm 5-vjeç po përpiqej t’i ndiqte ata nga pas drejt rezervuarit, kur një gjarpër zgjodhi atë t’i hidhej në kurriz, e madje ta kafshonte dy herë. Ulërimat e fëmijës kanë detyruar më të mëdhenjtë të kthehen dhe kanë parë gjarprin të largohej nga vogëlushi. Kaq ka mjaftuar që ata ta marrin dhe ta dërgonin menjëherë pranë familjes dhe këta të fundit drejt spitalit, por jeta e tij është fikur plot 24 orë pas kafshimit të gjarprit. “Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së shtunës në fshatin Laminot, komuna Pirg e qytetit të Korçës, kur 5-vjeçari V. B., u sulmua nga një gjarpër teksa po kalonte në një arë të mbjellë me jonxhe për të shkuar në rezervuarin e fshatit”, -thanë zyrtarë të policisë lokale. Sipas tyre, tronditja e vogëlushit, i cili kishte ndjerë lëvizjet e gjarprit në trup dhe dhimbjet e pickimit e kanë hedhur atë në arë duke vënë alarmin. Të vegjlit lajmëruan menjëherë familjarët të cilët transportuan me urgjencë 5-vjeçarin drejt spitalit të Korçës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Korçës, gjendja e vogëlushit po përkeqësohej, duke detyruar ata ta nisnin drejt spitalit të Tiranës. Ditën e diel, djali u nis drejt spitalit të kryeqytetit, por ndërroi jetë gjatë rrugës. Pas asaj që ndodhi familjarët e 5-vjeçarit akuzuan mjekët për neglizhencë, ndërsa bluzat e bardha thanë se helmi i zvarranikut ishte përhapur me shpejtësi në gjak duke i shkaktuar vdekjen djalit të vogël. Trupi i pa jetë i vogëlushit u transportua në morgun e spitalit për ekzaminimet e mëtejshme. Gjatë ekzaminime, mjekët konstatuan kafshime të gjarprit në pjesën e kurrizit dhe në njërën këmbë të 5-vjeçarit.
24 Korrik 2009