E Diel, 1 Nëntor 2026

Urdhri i Tafaj, për mësuesit: 5 orë mësim më shumë në javë



Mësuesit e shkollave fillore, 9-vjeçare dhe ato të mesme, do të bëjnë një orë mësimi shtesë në ditë në formë konsultimi për nxënësit. Ky është urdhri i nxjerrë së fundi nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, sipas të cilit, mësuesit janë të detyruar që për të plotësuar orët e punës të japin pesë orë më shumë mësim në javë. Mësohet se shkak për marrjen e këtij vendimi nga kreu i Arsimit janë bërë problemet që kanë shkollat nga mungesa e ambienteve për shkak të rikonstruktimit të disa prej tyreve. Tafaj është shprehur se megjithëse ekziston ky problem, do të gjendet mënyra dhe të gjithë mësuesit do të bëjnë pesë orë mësimi më shumë në javë. Nga ana tjetër, Myqerem Tafaj ka kërkuar nga nxënësit që të refuzojnë kurset private, pasi mësuesit e ciklit 9-vjeçar dhe të mesëm janë të detyruar të zhvillojnë një orë konsultimi me nxënësit gjatë një dite pune.

3 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›