Mungesa e Fatmira Hajdarit, rrezikon të ndryshohet trupi gjykues për dosjen e Gërdecit
Dështon seanca, të mërkurën do të vendoset nëse do të mbetet i njëjti trup gjykues. Gjatë procesit do të thirren vetëm nga akuza rreth 300 dëshmitarë
Laureta Rryçi
Seanca e radhës për procesin e Gërdecit nuk u zhvillua dje për shkak të mungesës së një prej gjyqtarëve të trupit gjykues. Kryesuesi Ridvan Hado u shpreh se gjyqtarja Fatmira Hajdari nuk kishte mundur të ishte në sallën e gjyqit për shkak të një udhëtimi jashtë shtetit për arsye personale. Duke qenë se shtyrjet e seancave janë kthyer në problem për këtë dosje për shkak të mungesave të avokatëve, gjyqtari Hado u shpreh se nëse mungesa e Hajdarit do të jetë e tejzgjatur, atëherë ajo do të zëvendësohet me një gjyqtar tjetër, në mënyrë që kjo të mos kthehet në pengesë për zhvillimin e procesit. Por, nëse kjo ndodh, atëherë pritet një tjetër gjyqtar në treshen për të gjykuar një ndër dosjet më të bujshme dhe më të ndjeshme për opinionin publik në këto dy vitet e fundit. Në fund të seancës gjyqtari i njohu avokatët dhe përfaqësuesit e akuzës me datën e seancës tjetër, e cila u përcaktua të zhvillohej të mërkurën e kësaj jave, pra më 4 nëntor.
Kërkesa
Një seancë më parë prokuroria lexoi kërkesën për gjykim, një dosje voluminoze kjo me mbi 140 faqe ndaj 29 të pandehurve që gjykohen në këtë gjykatë. Gjithashtu, në seancën paraardhëse prokuroria rrëzoi pretendimet e ish-ministrit Mediu, sipas të cilit, shpërthimi ishte një sabotim. Në kërkesën për gjykim shkruhej qartë se shpërthimi ishte aksidental dhe i shkaktuar si pasojë e kontaktit të shkëndijës nga saldimi i karrocës me barutin. Ndërkohë prokuroria kërkoi thirrjen në vazhdim të seancave të mbi 300 dëshmitarëve që do hedhin dritë për tragjedinë e rëndë. Trupi gjykues hodhi poshtë gjithashtu 14 kërkesa të avokatëve mbrojtës, ndër to edhe kërkesën e ish-drejtorit të MEICO-s, Ylli Pinari, për zhvillimin e gjyqit me dyer të mbyllura.
Gërdeci
Gjyqi për tragjedinë e 15 marsit të vitit 2008 në Gërdec, ku mbetën të vrarë 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë, është një nga proceset më të mëdha gjyqësore të hapura në vend. Për këtë tragjedi, prokuroria ka dërguar në gjykatë dosjen me 29 të pandehur si dhe akuzoi për shpërdorim detyre ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, aktualisht ministër i Mjedisit. Por, pak muaj më pas, Gjykata e Lartë vendosi të pushojë çështjen ndaj Mediut, me arsyetimin se ai është veshur me mandatin e deputetit nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009.
Pak ditë më parë, familjarë të viktimave të tragjedisë së 15 marsit 2008 në Gërdec dorëzuan në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzim penal ndaj ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu. Ata kërkojnë rihapjen e çështjes ndaj Fatmir Mediut. Ndërkohë, procesi me 29 të pandehurit ka vijuar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës. Të pandehurit që gjykohen në gjendje të lirë janë ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha; zëvendësi Agim Lala, Shpëtim Spahiu, Zija Bahja, Ramadan Tartari, Ndue Marku, Ardian Mullahi, Adriatik Mema, Shkëlzen Madani, Dashnor Çaushaj, Zenun Fero, Hysni Coçka, Hilmi Laçaj, Fari Toska, Rezart Tërshana, Besnik Dauti, Agim Babameto, Fiqiret Mato, Lavdi Shatro, Gëzim Oshafi, Denis Hajdari, Jorgo Mino dhe Fatbardh Kuçi. Ish-drejtori i kompanisë shtetërore “MEICO”, Ylli Pinari, administratori i kompanisë "Albademil", Mihal Delijorgji, ish-drejtori Teknik i fabrikës së çmontimit të municioneve, Dritan Minxolli, si dhe ish-punonjësi i MEICO-s, Sokol Gjeçi, janë në gjendje arresti.
3 Nentor 2009