Urdhri i ministrit Tafaj, ja skema si do të largohen 1300 arsimtarë
Në cilat rrethe të vendit do të ketë më shumë shkurtime të arsimtarëve të përkohshëm
Jonida Tashi
Mbërrin në drejtoritë arsimore të vendit, urdhri i ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, për të larguar nga puna mësuesit me kontratë të përkohshme. Bëhet fjalë për 1300 arsimtarë të tillë në të gjithë vendin, të cilët, duke filluar nga ky muaj duhet të lenë vendet e tyre të punës, për shkak të shkurtimeve. Lidhur me këto shkurtime, vetë kreu i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka deklaruar se ato janë të nevojshme, pasi në një numër të madh shkollash në vend, kapaciteti i punonjësve mësimorë është më i lartë se sa nevojitet. Për t’i hapur rrugën shkurtimeve aktuale në arsimin parauniversitar, në fund të muajit janar, Këshilli i Ministrave nxori një vendim, në bazë të të cilit do të rinovoheshin kontratat e përkohshme vetëm për 704 punonjës, ndërkohë që rreth 1300 mësues të tjerë, që kanë punuar me kontrata të përkohshme do të duhet që të lënë radhët e arsimit, në muajin shkurt, pasi kontratat e tyre nuk do të rinovohen. Kështu, nga 2011 mësues me kontrata të përkohshme që ishin deri fund të muajit janar, vetëm 704 të tillë do të kenë mundësi që të mbyllin vitin shkollor në krye të detyrës. Vetëm këtyre të fundit, do t’u zgjatet kontrata e përkohshme e punës deri në fund të muajit qershor të këtij viti.
Shkurtimet
Drejtoritë më të mëdha arsimore të vendit janë ato që do të preken më shumë nga vala e shkurtimeve të mësuesve me kontratë të përkohshme. Ndonëse qeveria e ka përcaktuar tashmë numrin total të arsimtarëve me kontratë të përkohshme që do të largohen nga shkollat e të gjithë vendit, pjesa më e madhe e tyre do t’i përkasë rretheve: Tiranë, Shkodër, Elbasan, Berat, Fier, ku do të ketë më shumë shkurtime të këtyre punonjësve. Ndërsa përsa i përket mënyrës se si do të realizohen shkurtimet, mësohet se ato do të jenë graduale dhe do të përshtaten me nevojën që kanë shkollat për mësues të lëndëve përkatëse si dhe numrit të nxënësve. Kjo nënkupton që shkollat do të nxjerrin jashtë “loje” ata arsimtarë që janë më pak të nevojshëm në procesin e mësimdhënies, të cilët japin lëndë që mund të zëvendësohen nga kolegë të profilit të tyre. Tashmë, duke qenë se pothuajse çdo arsimtarë me kontratë të përkohshme ka informacion për stafin e shkollës ku ka punuar dhe di nevojën e saj për mësues përkatës, secili prej tyre mund t’i bëj vetë llogaritë nëse ka shanse të vazhdojë të qëndroj në punë ose jo.
Rishpërndarja
Vendimi i ministrit të Arsimit, për largimin e mësuesve me kontratë të përkohshme është pasur me atë të ngarkesës së re mësimore në arsimin parauniversitar. Për rrjedhojë, ditën e djeshme në të gjitha shkollat e vendit ka filluar rishpërndarja e orëve mësimore për mësuesit definitivë. Kështu, duke filluar nga dita e djeshme, mësuesit e këtyre shkollave do të punojnë me një orar të ri të ngarkesës mësimore, i cili zbatohet pas vendimit të marrë për largimin nga puna të një numri të konsiderueshëm arsimtarësh. Orari mësimorë në të gjitha shkollat e vendit do të ndryshojë si pasojë e urdhri të ri për ngarkesën mësimore. Për rrjedhojë, çdo mësues, cilado qoftë lënda që ai jep, do të jetë i detyruar që plus orës së konsultimeve të detyruara, të zhvillojë 22 orë mësimore javore. Kështu, të gjitha orët e tjera mësimore, të paplotësuara, por që jepeshin nga mësuesit e dispozicionit apo atyre të emëruar provizorisht, do t’u kalojnë mësuesve efektivë të shkollës, në mënyrë që secili prej arsimtarëve të mbushë normat e vendosura në ngarkesën e re mësimore. Kjo e fundit, është përcaktuar në varësi të numrit të nxënësve që do të ketë secila klasë, i cili është i përcaktuar. Gjatë ditëve të fundit një urdhër i ri është shpërndarë në të gjitha drejtoritë e shkollave, veçanërisht në shkollat e mesme, në të cilat përcaktohet ndryshimi i ngarkesës mësimore që mësuesit e vjetër do të duhet të plotësojnë gjatë javës. Kështu, me largimin e mësuesve që ishin të punësuar me kontratë të përkohshme, orët që do të mbeten do të plotësohen nga mësuesit që janë të emëruar definitivë në shkollën përkatëse. Në udhëzimin e ri të hartuar nga Ministria e Arsimi dhe Shkencës mbi ngarkesën mësimore përcaktohet se këta mësues do të duhet të plotësojnë detyrimisht gjatë javës rreth 22 orë mësimore në lëndën përkatëse. Ndërsa për mësuesit e arsimit të detyruar kjo ngarkesë mund të arrijë deri në 26-28 orë mësimore në javë.
Hyri dje në fuqi urdhri i MASH-it për ngarkesën e re mësimore
Hyri dje në fuqi urdhri i Ministrisë së Arsimit për ngarkesën mësimore në arsimin parauniversitar. Urdhri përfshin një rishpërndarje të orëve të punës, duke filluar nga kopshtet e deri tek shkollat e mesme në të gjithë vendin. Sipas udhëzimit, për edukatorët e kopshteve shtohen orët e punës deri në 36 në javë, për mësuesit e ciklit fillor norma mësimore shkon në 23 orë në javë, ndërsa për arsimtarët e gjimnazeve, orët e punës shkojnë në 22 në javë. Po ashtu, urdhri i ri parashikon një rritje të orëve për mësuesit, të cilët, krahas orëve të tyre të përcaktuara sipas programit, do të duhet të japin mësim dhe orët të cilat mbeten si pasojë e largimit të arsimtarëve me kontratë të përkohshme. Ngarkesa e re mësimore është përcaktuara në varësi të numrit të nxënësve që do të ketë secila klasë. Kështu, në arsimin parashkollor, numri i fëmijëve në një grup duhet të shkojë në jo më pak se 25 fëmijë, ndërsa në klasat e arsimit bazë dhe të mesëm, numri i nxënësve duhet të jetë jo më pak se 32.
Llogaritja e orëve suplementare sipas pozicionit të arsimtarit
Për llogaritjen e punonjësve mësimorë, të nevojshëm, do të merret parasysh plani mësimor dhe norma mësimore javore. Në ciklin e ulët të shkollës 9-vjeçare, do të llogaritet për çdo klasë, një mësues. Në ciklin e ulët, për efekt pagese, orët suplementare, në klasat kolektive do të llogariten mbi ngarkesën javore, 24 orë, kur klasa kolektive ka mbi 10 nxënës, dhe, mbi ngarkesën javore, 26 orë, kur klasa kolektive ka nën 10 nxënës. Në ciklin e lartë, ora suplementare për mësuesit e klasave kolektive, do të llogaritet mbi ngarkesën javore 22 orë (sipas normës mësimore javore të përcaktuar më lart). Drejtorit të shkollës që zhvillon mësim në ciklin e lartë me klasat kolektive, orët suplementare, do t’i llogariten mbi ngarkesën javore, 14 orë, dhe jo më shumë se tri orë suplementare në javë. Për plotësimin e normës mësimore, mësuesi i shkollës 9-vjeçare ngarkohet edhe me orë mësimore jashtë profilit, pa cenuar cilësinë e procesit mësimor dhe kompetencën profesionale. Mësuesve që, për shkak të programit mësimor, japin orë mësimore mbi normën e miratuar më sipër, do t’u paguhen orë mbi normë, deri në 240 orë mësimore në vit. Mësuesit që punojnë/zhvillojnë orë të veçanta në institucionet e arsimit parauniversitar (shkolla) dhe punojnë në institucione/biznes, si për shembull trajnerë, sportistë, inxhinierë, teknikë të lartë, mjeshtër, do të paguhen vetëm për orët e mësimit që zhvillojnë në shkolla.
Mësuesve do t’u ulet ngarkesa mësimore
Mësuesit që drejton bibliotekën dhe punon me librin në shkolla, do t’i ulet norma mësimore 3 orë në javë
Mësuesit e shkollave të mesme profesionale që ngarkohen me drejtimin e bazave prodhuese të mëdha (përgjegjës i bazës prodhuese), kanë gjysmën e orëve mësimore
Kryetarit të Sindikatës së Arsimit në një rreth, që ka numër më të madh anëtarësh, do t’i ulet norma 8 deri ne 10 orë në javë. Në rastet kur sindikata ka më shumë se 1000 anëtarë, mund të punojë edhe një anëtar i kryesisë së sindikatës së rrethit me 6-8 orë mësimore në javë më pak
Në shkollat e mesme veterinare, mjekëve veterinerë që drejtojnë sektorë në klinikën veterinare pranë shkollës, do t’u ulet ngarkesa me 4 orë javore
Mësuesit të shkollës 9-vjeçare, që kryen punën e sekretarit të shkollës për amzën dhe organizimin e inventarit, do t’i ulet norma si më poshtë: në shkollat deri 300 nxënës - 4 orë më pak; në shkollat me 301-700 nxënës - 6 orë më pak
Mësuesit të shkollës 9-vjeçare me mbi 700 nxënës, që kryen punën e sekretarit të shkollës për amzën dhe organizimin e inventarit, do t’i ulet norma mësimore 8 orë ose mund të ketë një sekretare pa ngarkesë
Shkurtimet në shifra
2243 ishte numri i arsimtarëve me kontratë të përkohshme deri në fund të muajit dhjetor
2011 ishte numri i arsimtarëve me kontratë të përkohshme deri në fund të muajit janar
1300 do të jetë numri i arsimtarëve me kontratë të përkohshme që do të largohen
704 do të jetë numri i arsimtarëve me kontratë të përkohshme deri në fund të qershorit
16 Shkurt 2010