“Droga e seksit”, shkatërrohet banda shqiptare në Itali
Droga vinte nga Shqipëria dhe Holanda dhe përzihej në një laborator në Milano. Dy balerina, transportuese
Thimi SAMARXHIU
ITALI - Shkatërrohet banda shqiptare që prodhonte drogë në laborator. 21 persona, pjesa më e madhe e të cilëve janë shqiptarë, janë vënë në pranga ditën e djeshme nga Policia italiane, ndërsa pesë të tjerë janë ende në kërkim. Burime nga mediat italiane bëjnë të ditur se ky grup prodhonte një lloj përzierjeje droge me emrin "Speedball Milano", e cila njihej ndryshe dhe si “droga e seksit”. Policia italiane bën të ditur se droga mbërrinte në Itali nga Shqipëria dhe Holanda, ku transportuese ishin dy balerina me origjinë franceze. Deri tani nuk bëhet i ditur identiteti i personave të arrestuar dhe kombësia e saktë e tyre. Operacioni i Policisë italiane është shtrirë pothuajse në të gjithë Italinë, si në Trevizo, Livorno, Kieti, Novara, Firence dhe Milano.
Transporti i drogës
Të paktën një herë në dy javë, në Milano transportohej rreth një kilogram heroinë nga Holanda. Korrieret e drogës ishin dy balerina franceze, të cilat mbërrinin në Milano me drogën e fshehur në bagazhe, e cila ishte e gatshme për përzierjen. Sasia e drogës dorëzohej te tre kimistët, të cilët, në një shtëpi-laborator kryenin përzierjen e kokainës, heroinës dhe amfetaminës dhe rezultati ishte e ashtuquajtura "Speedball Milano". Kjo përzierje shpërthyese shpërndahej kryesisht në klubet e natës dhe në vendet ku qëndrojnë kryesisht punëtoret e seksit. Sipas të dhënave të Policisë mësohet se efektet e kësaj drogë ishin stimuluese, por në raste të ndryshme, konsumimi i kësaj droge mund të sillte dhe vdekjen.
Roli i shqiptarëve
Shoqëruesit dhe kimistët, të cilët në Milano bënin një jetë luksi duke frekuentuar lokale dhe hotele luksi, ishin pjesë e një organizate kriminale shqiptare e përbërë nga gjithsej 26 kriminelë, në drejtim të të cilëve policia kishte lëshuar urdhër-arrestet. Karabinierët e Porta Magenta ekzekutuan 21 nga 26 urdhrat e arrestit, ndërsa 5 të tjerë mbeten ende në kërkim.
Trafikantët shqiptarë, pothuajse të gjithë me lidhje gjaku me njëri-tjetrin, e sillnin drogën nga Ballkani dhe nga Holanda nëpërmjet korrierëve. Ky rol u ishte caktuar dy balerinave franceze të lokaleve “lap-dance”. Dy vajzat e reja mbërrinin në Milano me trenat e shpejtësisë së lartë. Me të mbërritur në Itali, droga u dorëzohej 3 kimistëve, njëri prej tyre italian, të cilët më pas mbylleshin në shtëpinë-laborator për të prodhuar sasi të mëdha të "Speedball Milano".
Prova e drogës te zhigolotë
Dy balerinat, së bashku me trafikantët shqiptarë, i kalonin fundjavat duke lëvizur sa nga njëri klub në tjetrin, mes festave, takimeve dhe hoteleve. Roli i dy balerinave franceze ishte dhe prova e efikasitetit të drogës. Ato prenotonin nëpërmjet internetit dy zhigolo për secilën dhe i kalonin netët mes seksit, alkoolit dhe drogës. Pikërisht për shkak të këtyre netëve, njëra nga balerinat ishte detyruar që në një rast të merrte kurime nga gjinekologu. Pas përfundimit të fundjavës, dy vajzat ktheheshin në Francë me një pjesë të drogës së përzier. Pjesa tjetër shitej në Veri të Italisë, me një vlerë rreth 100 euro grami, falë një grupi të mirorganizuar shpërndarësish, të përbërë nga 16 veta, të cilët drejtoheshin nga dy shefat shqiptarë.
Burgaj firmos 6 transferime në Policinë e Tiranës
TIRANË - Transferohen 6 oficerë të lartë në Policinë e kryeqytetit. Lajmi në fjalë bëhet i ditur nga vetë Drejtoria e Policisë së Tiranës, e cila njofton se transferimi i tyre është bërë sipas urdhrave të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Artan Osmani, transferohet si shef sektori i Policisë Rrugore pranë Drejtorinë e Policisë së qarkut Tiranë. Specialisti i sektorit të Qarkullimit dhe Sigurisë Rrugore, kryekomisar Fatos Kokalari, caktohet shef i Komisariatit të Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë. Shefi i sektorit të Policisë Rrugore pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kryekomisar Shkëlqim Doda, transferohet dhe caktohet shef sektori pranë Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Durrës. Shefi i sektorit të Rendit e Sigurisë Publike në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, kryekomisar Ervin Hoxha, transferohet dhe caktohet shef sektori i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Durrës. Shefi i sektorit të Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kryekomisar Krenar Ahmeti, transferohet dhe caktohet shef i sektorit të Rendit e Sigurisë Publike në Drejtorinë e Policisë së qarkut Tiranë. Dhe transferimi i fundit ka të bëjë me kryekomisarin Urim Rexhepi, i cili ka pasur detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë Rinas në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Tiranë. Sipas ndryshimeve të reja, Rexhepi caktohet shef i sektorit të Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Këto transferime në strukturat drejtuese të Policisë bëhen pas valës së parë të ndryshimeve që pësuan drejtoritë e policive në qarqe në kohën kur erdhi në krye të Ministrisë së Brendshme zoti Lulzim Basha, që u pasua me emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit.
Bariu godet me sëpatë pronarin e stanit
FIER – Bariu godet më sëpatë pronarin e stanit ku punonte duke i shkaktuar plagë të rënda atij. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në vendin e quajtur “Parcelat e Sheqit”, në qytetin e Fierit, ku 44-vjeçari Bujar Kasa ka goditur me sëpatë pronarin e stanit, personin me inicialet P. Sh. Policia e Fierit njofton se ngjarja ka ndodhur për motive banale, por pa dhënë shpjegime lidhur me shkaqet e sakta të debatit që mund të ketë lindur mes dy personave. Kasa mësohet se ka qenë i dënuar më parë. Tashmë materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë. Ndërsa gjendja shëndetësore e pronarit të stanit mësohet që të jetë e rëndë dhe është nën kujdes të vazhdueshëm të mjekëve.
Digjen dy mobilieri, dyshohet për zjarrvënie
ELBASAN – Zjarr në dy mobilieri në qytetin e Elbasanit. Policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme. Grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje bën të ditur se këto mobilieri figurojnë të jenë në pronësi të personave me inicialet S. M., 56 vjeç dhe E. B., 29 vjeç. Nga veprimet e para procedurale të kryera nga grupi hetimor rezultoi se janë djegur disa mobilie si dyshekë, krevate fëmijësh dhe dhoma gjumi. Mendohet se zjarri mund të jetë vendosur qëllimisht dhe po punohet për të përcaktuar shkakun e rënies së tij, si dhe identifikimin e kapjen e autorit të ngjarjes. Gjithashtu është duke u punuar dhe për të përllogaritur dëmin material që u është shkaktuar dy mobilierive. Materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale “shkatërrim i pronës me zjarr”.
Trafikoi dy femra në Greqi, shpallet në kërkim Mukollari
KORÇË – Shallet në kërkim Gani Mukollari, trafikoi dy femra në Greqi. Policia e qytetit juglindor ka shpallur në kërkim 33-vjeçarin pas kallëzimit të bërë nga Afërdita Gorica dhe Lulëzime Lushllari. Sipas kallëzimit të tyre mësohet se më datë 04.02.2010 janë ndihmuar nga ky person për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin nga fshati Ponçar Devoll në drejtim të Greqisë. Gjithashtu janë mashtruar fillimisht prej tij se do të nxirrte viza greke dhe do t’u siguronte vende pune në Greqi. Me mbërritjen në Katerinë të Greqisë janë detyruar prej tij të punojnë pa pagesë dhe njëra nga vajzat është detyruar të prostituojë. Pas shpalljes në kërkim, materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penalë të “trafikimit të femrave”.
16 Shkurt 2010