Rama në Priskë: Po kërcënohet e drejta e votës
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka qenë dje në Priskë ku ka zhvilluar një takim me banorët e këtij fshati. Ai ka dëgjuar mjaft dëshmi të familjeve me numër të madh pjesëtarësh të papunë apo në pension, të cilët e kanë fare të pamundur të pajisen me letërnjoftime. Dëshmitë e banorëve të fshatit Priskë, shumë pak kilometra larg kryeqytetit, flasin qartë për koston e lartë të këtyre letërnjoftimeve, për ata që jetojnë në fshat, apo që janë të papunë. Nga Priska, Rama ka bashkuar apelin me të gjithë banorët e saj për letërnjoftime falas për të gjithë qytetarët, në mënyrë që të mos shkelet e drejta kushtetuese e askujt për të shprehur mendimin e tij me votë. Duke dëgjuar dëshmitë personale të shumë banorëve të këtij fshati Edi Rama u shpreh për kërcënimin qeveritar që i vjen të drejtës kushtetuese për të votuar. “Varfëria dhe papunësia e bëjnë të pamundur blerjen e kartës, që deri në 28 Qershor është një e drejtë. E drejta e votës nuk blihet, e drejta e votës është një e drejtë e sanksionuar në Kushtetutë nga populli sovran dhe as mund ta shesi qeveria të drejtën, ashtu siç shet një shërbim. E drejta e votës është një e drejtë themelore, që po kërcënohet nga kjo qeveri, që e ka taksuar këtë të drejtë”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 08/04/2009