KQZ bllokohet nga debati për vëzhguesit
Autori i Lajmit: Suela Topi
Debatet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për të dytën herë radhazi mbledhjen ku po shqyrtohej udhëzimi për vëzhguesit e subjekteve politike, të cilët do të jenë të pranishëm në Komisionin e Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ), Komisionin e Qendrës së Votimit (KQV) dhe në Vendin e Numërimit të Votave (VNV), për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2009. Fillimisht, objekt diskutimi ishte përcaktimi i vendit të qëndrimit të vëzhguesve për çdo qendër dhe ndalimi i lëvizjes së tyre në qendra të ndryshme, por edhe mjeti i identifikimit të tyre. Anëtarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, propozoi që, pas miratimit të listës së vëzhguesve nga KQZ, të lejohej lëvizja e tyre në qendra të ndryshme, çka nuk u pranua nga përfaqësuesit e mazhorancës në Komision. Pas debateve u ra dakord që KQZ të përcaktojë që asnjë vëzhgues të mos lëvizë pasi të ketë filluar procesi zgjedhor. Ndërkohë që ndryshe nga sa ishte parashikuar në udhëzim u vendos që, në momentet kur konstatohen parregullsi, vëzhguesit njoftojnë KZAZ-të. Për sa i përket akreditimit të vëzhguesve, i debatuar gjatë dy ditë më parë, u vendos që të bëhet pranë KQZ-së dhe KZAZ-së.
Debatet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dy ditë më parë nuk ka mundur që të gjejë një zgjidhje në lidhje me të drejtën e akreditimit të vëzhguesve të subjekteve zgjedhore pranë KZAZ-ve, KQV-ve dhe GNV-ve. Kjo pasi ligji zgjedhor ia ka lënë këtë kompetencë pikërisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërkohë që ky i fundit e ka konsideruar këtë përcaktim ligjor si të ekzagjeruar dhe rrjedhimisht, për vetë volumin e madh të punës, të pamundur për t u zbatuar prej tij. Për këtë arsye, KQZ-ja ka diskutuar të hënën që t ua japë këtë të drejtë KZAZ-ve, por pa mundur të marrë një vendim, për shkak se kjo do të binte në kundërshtim me Kodin. Kjo ka çuar në shtyrjen e mbledhjes. Kësaj pike i është dhënë zgjidhje në mbledhjen e djeshme ku është caktuar që akreditimi mund të bëhet pranë KZAZ-ve dhe KQZ-së, por është pikërisht KQZ që do të bëjë miratimin e listës së vëzhguesve. Ndërkohë që jo me pak debate ka kaluar dhe neni tre i këtij udhëzimi. “Akreditimi i vëzhguesit në Vendin e Numërimit të Votave, nuk mund të përfshijë më shumë se një VNV. Çdo subjekt zgjedhor mund të kërkojë për çdo VNV, akreditimin për jo më pak se 5 dhe jo më shumë se 10 vëzhgues, në varësi të numrit të tavolinave, që do të ketë në këto ambiente zgjedhore. Vëzhguesi i KZAZ-së mund të jetë vëzhgues dhe në VNV”, - thuhet në pikën 5 neni 3 të udhëzimit. Por pikërisht kjo pikë është kundërshtuar nga Subashi. Sipas saj, një subjekt ka të drejtë që x vëzhgues ta zhvendosë nga një VNV në tjetrën. Ky argument është kundërshtuar nga Hysen Osmanaj dhe Klement Zguri, sipas të cilëve, KQZ ka pikërisht detyrë të caktojë rregullat për një proces të rregullt dhe lëvizja e vëzhguesve nuk është pozitive në këtë drejtim. Pas debateve u ra dakord që çdo vëzhgues i caktuar për një VNV të mos ndryshojë vend pas fillimi të procesit. Janë miratuar më tej me disa ndryshime teknike nenet 4, 5,6,7 dhe 8 dhe është riformuluar pika 1 e nenit 9 ku caktohen të drejtat e vëzhguesit. Ndërkohë që në pikën 2 është hequr e drejta e vëzhguesve që të pezullojnë veprimet e mëtejshme të Grupit të Numërimit të Votave në rast të konstatimit të pasaktësive ose parregullsive gjatë procesit të numërimit të votave. Pas diskutimeve u vendos që “vëzhguesit kanë të drejtë:
a) të njoftojë KZAZ (të ngrejë dorën) në rast të konstatimit të pasaktësive ose parregullsive gjatë procesit të numërimit të votave (gjatë verifikimit të materialeve zgjedhore që gjenden në Kutinë e Materialeve Zgjedhore dhe verifikimit të të dhënave për numrin e fletëve të votimit në kutinë e votimit) dhe të njoftojë KZAZ-në, sipas nenit neni 116 të Kodit Zgjedhor”. U shty për në mbledhjen e sotme debati se me çfarë dokumenti identifikimi do të paraqitet votuesi. Subashi propozoi kartë identiteti dhe letërnjoftime, ndërsa Zguri kërkoi zgjerim të listës. Por edhe pas debateve nuk u gjet gjuha e përbashkët.
Vendimi, kur shpallen rezultatet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë rezultatet zgjedhore, për çdo kuti votimi menjëherë sapo Grupet e Numërimit të Votave të përpunojnë rezultatet dhe të plotësojnë tabelat përkatëse. Në bazë të detyrimeve të Kodit Zgjedhor, KQZ pritet të miratojë nesër projektudhëzimin, sipas të cilit, përcaktohet se rezultatet e zgjedhjeve për çdo Qendër Votimi dërgohen menjëherë, pas plotësimit të tabelës nga GN-ja, në rrugë elektronike në KQZ. Po kështu përcaktohet se edhe tabela përmbledhëse e Rezultateve të Zgjedhjeve për zonën e administrimit zgjedhor dërgohet menjëherë në KQZ, përfshirë dhe rrugën elektronike të komunikimit. Nisur nga këto përcaktime të Kodit Zgjedhor, është përgatitur projektudhëzimi i lartpërmendur, i cili ka për qëllim të përcaktojë procedurat që do të zbatojnë KZAZ-të dhe KQZ-ja për mbledhjen, administrimin dhe publikimin e informacionit për procesin e numërimit të votave për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, 2009. Kështu, ndërmjet të tjerave është sanksionuar se me marrjen e informacionit nga KZAZ-të, KQZ bën publikimin në dinamikë në rang zone zgjedhore. Publikimi i informacionit të mësipërm bëhet në sallën e mediave, elektronikisht e në letër, dhe në faqen e KQZ-së në internet.
Ky lajm është publikuar: 08/04/2009