Fluks telefonatash në Policinë e Shtetit për vrasjen e deputetit, Fatmir Xhindi

Shpërblimi prej 250 mijë euro, policia: Janë vërtetuar të gjitha telefonatat
Një fluks i madh telefonatash janë regjistruar gjatë orëve të fundit në polici duke dhënë detaje për vrasjen e deputetit të PS-së në Fier, Fatmir Xhindi. Mësohet se shpërblimi prej 250 mijë euro për personin që do të jepte të dhëna të sakta në lidhje me vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi, ka pasuar me bum telefonatash në Policinë e Shtetit.
Burime bënsë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, menjëherë pas publikimit se Policia e Shtetit do të shpërblejë me një shumë parash personin që do të jepte informacion të saktë, ka bërë që të reagojnë shumë qytetarë të cilët kanë telefonuar në polici. Kështu, njerëz të ndryshëm kanë telefonuar në numrat e vënë në dispozicion nga Policia e Shtetit duke dhënë detaje nga më të ndryshme për vrasjen e deputetit. Burime nga policia thanë se të gjitha të dhënat e telefonuesve janë marrë në konsideratë dhe janë verifikuar por deri më tani asnjëra prej tyre nuk ka çuar hetuesit në motivin e saktë apo te autorët që ekzekutuan deputetin Xhindi dy net më parë, në oborrin e banesës së tij në Roskovec. Vrasja e deputetit të PS, Fatmir Xhindi po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka ngritur deri më tani disa pista hetimi. Ndërkohë që burimet policore thanë se ende nuk është dhënë shpërblimi prej 250 mijë eurosh, pasi telefonuesit nuk kanë çuar policinë në zbardhjen e ngjarjes, apo identifikimin e autorëve. Mësohet se një numër jo i vogël thirrjesh janë kryer në drejtim të dy numrave të celularit të vënë në dispozicion nga policia për dhënien e informacioneve që do të zbardhin ngjarjen kundrejt një shpërblimi prej 250 mijë euro.
Ngjarja
Deputeti, Fatmir Xhindi, 49 vjeç, u vra në një atentat ditën e shtunë në orën 21:15 minuta në derën e shtëpisë së tij në Roskovec. Atentatori e kishte pritur atë për disa minuta derisa makina e deputetit u duk në portën e shtëpisë. Ai e ka thirrur në emër, i ka thënë diçka dhe më as ka zbrazur karikatorin e automatikun mbi trupin e Xhindit. Fakte këto të marra nga dëshmia e familjarëve. Deputeti nuk mundi të mbijetojë, pasi 6 plumba kishin përshkuar trupin e tij. Krerët më të lartë të shtetit, kolegët deputetë, miq dhe shokë të familjes dhe mijëra banorë të zonës, e përcollën për në banesën e fundit. Ndërkohë një grup hetimor u ngrit menjëherë për zbardhjen e ngjarjes. Grup ky që kryesohet nga prokurorë të Krimeve të Rënda dhe specialistët më të mirë Kriminalistikës që kanë mbërritur nga Tiranë në Fier dhe po punojnë intensivisht për kapjen e autorit ose autorëve pasi ende nuk është përcaktuar se sa vetë morën pjesë në ngjarjen e rëndë.
Kërkimet, blindohen rrugët
Policia e Shtetit ka përqendruar kërkimet e saj për gjetjen e autorëve të vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi edhe në kufi. Masa të rrepta mësohet se janë vendosur në Kapshticë, ku policia kontrollon çdo automjet që do të kalojë kufirin. Mësohet se në kufi ndodhet 1/3 e stafit në pune duke qenë në gatishmëri të plotë ndërsa kryejnë kontrolle të imtësishme te mjeteve dhe personave që kalojnë kufirin për të rënë në gjurmët e ndonjë prove që korrespondon me ato që disponon policia në lidhje me ekzekutimin e deputetit Fatmir Xhindi që u krye tre net më parë në oborrin e banesës së tij në Roskovec. Mësohet se janë rritur kontrollet dhe patrullat e policisë edhe në brezin e gjelbër. Ndërsa në gatishmëri të plotë ndodhet edhe në doganën e Qafë Thanës. Patrullat e policisë bashkë me oficerët e policisë kriminale po ushtrojnë kontrolle në të gjitha automjetet që kalojnë në këto dy pika të kalimit kufitar për të rënë në gjurmët e autorëve të vrasjes së deputetit. Policia shqiptare në bashkëpunim me atë greke që prej vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi ka forcuar shërbimet në pikat e kalimit kufitar me Greqinë. Punonjësit e pikave të kalimit kufitar në të dy doganat kanë nisur kontrollin e mjeteve dhe personave të dyshuar.
**************************************************************************
Ina Rama firmos grupin e prokurorëve për zbardhjen e ngjarjes
Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi të shtunën në darkë, ku pas një atentati mbeti i vdekur deputeti i PS-së në Fier, Fatmir Xhindi. Menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes dhe kapjen e autorëve. Dje, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama ka firmosur emrat e prokurorëve që janë caktuar për zbardhjen e ngjarjes në fjalë. Grupi i prokurorëve janë: Sokol Stojani, Besnik Muçi, Ardian Lezha dhe Kosta Beliu. Ndërsa në lidhje me pistat, prokuroria ka ngritur deri tani katër pista hetimi për vrasjen e deputetit socialist Fatmir Xhindi tre ditë më parë në Roskovec të Fierit. Ndërsa, Policia e Shteti nga ana e saj ka konfirmuar se një grup i kualifikuar ekspertësh po punon intesifikisht për zbardhjen e vrasjes dhe identifikimin e autorit. Policia e Shtetit ka angazhuar ekspertet më të mirë të policisë së shtetit, prokuroria ekspertët e saj si dhe SHISH strukturat tij për të zbardhur vrasjen. Ndërkohë, makina e deputetit Xhindi ndodhet në laboratorin e kriminalistikës, ku po analizohet edhe një qese e gjetur në skenën e krimit, tek e cila policia dyshon se mund të ketë gjurmë gishtash.
Hetimet
Burime nga organi i akuzës shprehen se hetimet po zhvillohen në sekret të plotë dhe janë hedhur deri më tani 4 pista hetimi. Nga hetimet paraprake nga dëshmitarët, mësohet se këta të fundit kanë dëgjuar krismat dhe zhurmat para shtëpisë së deputetit. Bëhet e ditur ndër të tjera se prokurorët kanë marrë në pyetje të gjithë personat në zonën përreth për të mësuar më shumë si për vendndodhjen e tyre por edhe për identifikimin e autorit apo autorëve të mundshëm të kësaj vrasje. Ndërsa sa i përket mbledhjes së gjurmëve në vendin e ngjarjes, edhe pse vendi i ngjarjes është prishur për shkak nga familjarët e të ndjerit të cilët janë përpjekur ta dërgojnë atë me urgjencë në spitalin e qytetit të Fierit. Burime nga grupi hetimor pohua se sendet dhe gjurmët e gjetura në vendin e ngjarjes janë dërguar për tu bërë analiza e ADN-së, ndërkohë që është bllokuar edhe automjeti i deputetit si një provë materiale. Sipas informacioneve makina është goditur nga plumbat në pjesën e pasme dhe me të familjarët kanë bërë transportin e viktimës në spital. Ndërsa një tjetër pjesë e hetimeve janë edhe personat të cilët kanë takuar për herë të fundit deputetin. Edhe pse hetimet vazhdojnë të kryhen në mënyrë intensive, vrasja vazhdon të mbetet enigmë.
*************************************
Grupi i prokurorëve janë:
Sokol Stojani
Besnik Muçi
Ardian Lezha
dhe Kosta Beliu
************************************************
Familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes
Edhe pse të dëshpëruar, familjarët më të afërt kanë arritur të njihen edhe me informacionet më të fundit, ndërsa kanë gjetur pak kohë të lexojnë edhe shtypin e ditës së djeshme. Kjo gjë na u komunikua gjatë vizitës që bëmë në familjen Xhindi në Roskovec. Vëllai i të ndjerit Xhindi, Iliri, ka kërkuar që nëpërmjet gazetës SOT tu japë fund dezinformimeve publike. Ai ka deklaruar se nuk është koha që të abuzohet me informacionet që jepen .Nuk mund të pranojmë që të flitet për gjëra që nuk janë në të vërtetë. Askush nga familjarët nuk ka pranuar të jap intervistë, ka thënë Iliri, pasi nuk mund të krijojmë një ide rreth asaj që ndodhi. Ai ka deklaruar se kërkon të përgënjeshtroj gjithë ato versione të dhëna deri tani në disa media. Vëllai i deputetit ka deklaruar gjithashtu, se hedh poshtë mundësinë e konfliktit të pronësisë. Ai ka thënë gjithashtu, se jo vetëm Fatmiri, por të gjithë sa janë si familje nuk kanë patur asnjë konflikt me askënd dhe se të gjitha marrëdhëniet e krijuar mes tij dhe të tjerëve kanë qenë fare miqësore. Në kërkojmë që të vërë dorë drejtësia. Ajo duhet të zbardhë këtë çështje sa më parë, ka thënë ndër të tjera Iliri. Nuk mund të flasim për këtë sepse nuk dimë asgjë. Nuk e shpjegojmë dot këtë që ndodhi. Kjo na ka lënduar së tepërmi, pasi na erdhi kaq papritur. Meqenëse më jepet rasti uë dua që pikësëpari tu jepet fund abuzimeve me informacionet. Kemi lexuar sot (dje) shtypin dhe kemi pa