E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeveprat në GKA, 2500 vizitorë për një javë

Ne 6 dite nga hapja e ekspozites se rralle me vepra origjinale te artisteve me te medhenj boterore numerohen mbi 2500 vizitoret shqiptare qe kane vershuar ne dyert e Galerise Kombetare te Arteve. Kureshtja dhe emocioni qe te fal nje veper origjinale duke te edukuar shqisat me te bukuren dhe estetiken nuk i ka lene indiferent shqiptaret te cilet i sheh te mrekullohen qofte para klasikeve po ashtu edhe para puneve te artisteve te shekullit te 20-te. Dhe magjepsja nuk njeh moshe as profesion.....

Koleksioni i rralle me vepra te klasikeve italiane dhe me emrat me te medhenj te artit te shekullit te 20- nga Pikaso, te Andy ëarhol e deri te Jan –michel basquet dhe interesi i madh i publikut i kane nxitur punonjesit e galerise te organizojne guida te percaktuara ku cdo grup do te shoqerohet nga shpjegimi i ciceroneve.

"Keto dy ekspozita, jo vetem e shek. XX po dhe artit klasik do te sherbejne jo vetem si pika referimi jo vetem per te rritur nivelin, por edhe per te bere diferencen e asaj ca ka ndodhur me perpara me artin shqiptar, dhe asaj cka ka ndodhur ne shekullin e XX me gjithe artin boteror", shprehet Suzana Varvarica Kuka, sektori i studimit ne GKA.

Eshte hera e pare qe galeria kombetare mirepret nje koleksion me vepra origjinale te artisteve boterore qe do te qendrojne ne kushte sigurie shume te larta te ekspozuara per publikun deri ne fund te majit. Sa per kureshtje, ka patur njerez qe i jane rikthyer eksperiencens se qendrimit dhe komunikimit para ketyre veprave me shume se dy here.

Mira Tuci < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›