E Diel, 1 Nëntor 2026

Urgjent -Kushtetuesja: Presidenti nuk e shkeli Kushtetuten

Prishtine, 14 Dhjetor 2010 – Jakup Krasniqi nuk ka shkelur Kushtetuten e Kosoves duke ushtruar detyren e presidentit dhe duke mbajtur ne te njejten kohe edhe postin e sekretarit te pergjithshem te Partise Demokratike te Kosoves.

Kete vleresim ka shpallur sot Gjykata Kushtetuese e Republikes se Kosoves, ne seancen e mbajtur sot, ku shqyrtoi kerkesen e Dr. Jakup Krasniqit, Ushtrues Detyre i Presidentit te Kosoves.

Ne Gjykate, Dr. Krasniqi kishte parashtruar kerkese e cila i permbante dy pyetje dhe ndaj te cilave Gjykata Kushtetuese, njezeri, pergjigjet si ne vijim: 

I.       Nuk ka ndalese per Ushtruesin e Detyres te Presidentit te Kosoves ne kryerjen e funksioneve ne partine politike, te cekura ne Nenin 88.2 te Kushtetutes. 

II.       Mbajtja dhe ushtrimi i perkohshem i funksioneve te Presidentit te Republikes se Kosoves, duke ushtruar ne te njejten kohe, poziten e Sekretarit te Pergjithshem te PDK-se, nuk eshte ne mosperputhje me Kushtetuten. 

Gjykata Kushtetuese e Kosoves njoftoi se “aktgjykimi i plote i Gjykates do te publikohet ne kohe te duhur”.
e.r/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›