Vetevendosje, flet Albin Kurti: Nderkombetaret te mos i njohin keto zgjedhje

Prishtine, 14 dhjetor 2010 NOA - Zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit nuk ishin aspak demokratike dhe te ndershme. Gjithandej neper Kosove ka pasur shkelje dhe parregullsi. Rezultatet e KQZ-se jane te papranueshme sepse i gjithe deformimi i vullnetit te votuesve eshte i inkorporuar ne to. KQZ-ja nuk u tregua as e paanshme dhe as e pavarur. Gjate tere kohes ajo ishte e ndrojtur, joprofesionale dhe e ndikueshme.
Keto ishin nje pjese e konstatimeve qe evidentoi sot, Albin Kurti, kryetar i Levizjes Vetevendosje, duke dale para mediave.
Sipas tij, rezultati i Levizjes Vetevendosje! ishte shume i larte por ai eshte demtuar rende: “Perqindja jone eshte gjymtuar me se shumti. Dy lloj shkeljesh kryesore e masive u bene: votimi i shumefishte i militanteve pasi qe u siguruan qe s’do te punojne llambat verifikuese, dhe mbushja e kutive me vota te parapergatitura pasi qe diku i kercenuan komisioneret, diku tjeter i rrahen e i debuan komisioneret nga vendvotimet e pati madje edhe vrasje ne tentative siç ishte rasti ne Malisheve”.
Per Kurtin, Drenasi dhe Skenderaji jane dy shembuj ekstreme te dukurise qe ndodhi anekend Kosoves: “Perqendrimi i problematizimit te shkeljeve vetem ne keto dy komuna ka per qellim amnestimin e shkeljeve te medha neper shume qendra te votimeve gjithkah neper Kosove”.
Kurti theksoi se legjitimiteti i ketyre zgjedhjeve eshte legjitimitet i hajnave dhe i dhunes dhe shtoi se “keso zgjedhjesh jane te papranueshme dhe rezultati i tyre eshte i kontestueshem”.
Ne kete pike ka ardhur dhe apeli: “Ne i bejme thirrje te gjithe faktoreve nderkombetare qe te mos njoftohen njeanshem nga politikanet e regjimit dhe qe te mos nguten ne perkrahjen e ketij procesi zgjedhor sepse keshtu mbeshtesin keqperdorimet dhe manipulimet”.
Sipas Kurtit, manipulimet dhe vjedhjet ne keto zgjedhje i beri regjimi nga paniku qe e kishte mberthyer:
“Paniku i regjimit vjen me se shumti per shkak te rritjes se organizimit dhe anetaresise se Levizjes VETËVENDOSJE! qe ecen paralelisht me rritjen e zemerimit te qytetareve. Keto padrejtesi qe na jane bere e demaskuan perfundimisht kete regjim i cili po mundohet ta shuaje etjen me uje deti. Keto zgjedhje, sikur asnje deri tash, e kane deligjitimuar regjimin”.
Kurse duke perfunduar, Kurti tha: “Tash secili qytetar i Kosoves e di se ne çfare menyre dhe per çfare arsye ekzistojne dhe veprojne keto struktura te regjimit. Levizja VETËVENDOSJE! do t’i kombinoje mjetet jashteinstitucionale dhe ato institucionale per qellimin e saj te njejte. Beteja vazhdon por ne tash jemi me te forte se kurre”.
a.b/NOA
swfobject.embedSWF('http://www.youtube.com/v/8SJmD25nTpY','avreloaded0','300','240','9.0.28','/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf', false,{wmode:'opaque',bgcolor:'#FFFFFF'},{id:'p_avreloaded0',styleclass:'allvideos'});