Shifrat e frikshme të dhunës
Rastet e shumta të vrasjeve, grabitjeve dhe dhunës gjatë javëve të fundit, kanë risjellë edhe një herë në vëmëndje përmasat e frikshme të krimit në Shqipëri. Në fakt, çdo verë krimi shpërthen më shumë se kurrë, për arsye të ndryshme.
Por, kjo rritje e frikshme e krimit, nuk është se vjen pa paralajmërim. Mjafton të shohësh shifrat e denoncimeve të dhunës gjatë viteve, për të kuptuar rritjen e ndjeshme të krimit.
Kështu, sipas të dhënave zyrtare të policisë, krimi, duke u bazuar vetëm në rastet e denoncimit të dhunës ndër vite, ka njohur një rritje konstante. Më poshtë është tabela me shifrat e rritjes së denoncimit të dhunës, nga viti 2005 deri në vitin 2010, bazuar në të dhënat zyrtare të policisë.
Viti 2005 94 raste
Viti 2006 204 raste
Viti 2007 274 raste
Viti 2008 822 raste
Viti 2009 1217 raste
Viti 2010 1998 raste