E Diel, 1 Nëntor 2026

I bënte presion të shoqes me video porno për të prostituar, arrestohet 41-vjeçari

Policia e Gjirokastrës bëri me dije se ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili është munduar që me anë të dhunës dhe presioneve, të detyrojë bashkëshorten e tij që të prostituojë.

Policia bën të ditur se gruaja e dhunuar, me inicialet Z.G dhe e moshës 30-vjec është paraqitur në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër dhe ka denoncuar bashkeshortin e saj, Mihal Koroni, i cili prej katër vjetësh e dhunonte fizikisht, duke i shkaktuar plagë në trup e fytyrë, pasi kërkonte që bashkëshortia e tij të pranonte të prostituonte.

Për më tepër, sipas policisë, i shoqi i kishte bërë edhe 10 video pornografike me anë të celularit, me të cilat kërcënonte të shoqen se do ti hidhte në internet, nëse kjo e fundit nuk vendoste të prostituonte.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›