Nazime Visha: Isha sa vajza e katërt e tij. SMS-të intime janë sajuar nga Fiqiriu
Në vijimësi të intervistës të dhënë për GSH, Nazime Visha tregohet gjakftohtë dhe e lumtur që ka vrarë dhunuesin e saj. Ajo është shprehur se nuk ishte bërë ende grua, kur është përdhunuar. Nuk kishte mbushur ende 14 vjeç.
Nazimja tregon se kjo gjë ka ndodhur sistematikisht sa herë gjendej vetëm në shtëpi, sepse Fiqiriu i ka patur në shënjestër prindërit e saj sa herë largoheshin. Këtë brengë ajo e ka mbajtur në vetvete, duke qenë vazhdimisht nën presionet e tij.
Më ka rrahur. Më gjuante kokës. Sa herë i thosha do të tregoj, merrte bukën e shkelte Kuranin, thoshte do të vras. Pistoletën e mbante në brez të mbushur, se hiqte asnjëherë nga brezi. Por smë gjuante në fytyrë. Se sdonte të më nxinte , se pastaj do më pyesnin prindërit ku u nxiva, tregon Zaimja.
Ajo është shprehur se asnjëherë nuk ka patur telefon dhe se mesazhet Fiqiriu i ka krijuar vetë.
Ato janë mesazhe që Fiqiriu ia çoi të fejuarit. I fejuari i tha se smë intereson çfarë mesazhesh dërgon ti, unë do e marr Nazimen. Ato i ka bërë vetë dhe ia çonte të fejuarit , i sajonte vetë që mua të më shkatërronte, pohon ajo.
Nazimja është shprehur se fotot e publikuara janë bërë kur ajo është rrëmbyer dhe mbahej nga Fiqiriu në pyll: Nuk e di si i ka bërë vetëm kur kam qenë e lidhur në pyll. Do ti bëntë ai se kishte armë! Me qa e me qesh smë linte. Më mbante të lidhur.
Vajza tregon se gjatë kohës që ka qenë e rrëmbyer, Fiqiriu ka folur përzemërsisht edhe me vajza të tjera, të cilave iu ka thënë se do ti çonte me pushime në Maqedoni. Nazimja pohon e ajo është moshatare me fëmijën e katërt të Fiqiriut, por sa herë ia ka vënë në dukje këtë, ka marrë si përgjigjie: Po, po, përsërite dhe njëherë dhe ta numëroj në lule të ballit.
Ajo rrëfen se Fiqiriu ia ka shitur florinjtë e fejesës pasi ia mori kur e rrëmbeu dhe skenarin e tij për ta nxjerrë në Kosovë si prostitutë.
Fiqiriu më kapi për flokësh dhe më futi në makinë. Fliste rrugës me atë kosovarin, i tha : E mora e kam këtu, do ta nis shpejt. Kosovari i kish thënë: Mos e lër me barrë se nuk e dua.
Më tej ajo shton: Më thoshte: t’i bëj çfarë thonë dhe lekët do i marr unë.
Nazimja tregon se Fiqiriu kishte shumë borxhe dhe se makinën e kishte borxh, sepse e kishte marrë nga kosovari. Ajo pohon: Do më çonte mua dhe do të merrte lekët për të larë borxhet. Mbas Kosovës do më kalonte diku tjetër, si mbaj mend vendet.
Nazimja tregon se gjatë kohës që ishte rrëmbyer dhe qëndronte në pyll është ushqyer vetëm me bukë të thatë, dhe pas denoncimit që familjarët e saj kanë bërë tek emisioni Njerëz të humbur, Fiqiriu është njoftuar nga kosovari dhe vajzat e tjera, të cilat sipas saj janë bërë xheloze. Më pas Fiqiriu duke mos gjetur rrugëzgjidhje, ka telefonuar një polici me emrin Hasan dhe janë ulur në një lokal dhe i kanë thënë që të thuash ke ikur me dëshirë. Ajo thotë se është përgjigjur Jo, por ai e ka kërcënuar duke i thënë se kishte shkop gome dhe pitoletë.