E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Urime për fitoren e mazhorancës në bashkinë e Tiranës

26-05-2011 / Gazeta 55

Berishën – Grossruck

Kryeministri Berisha priti dje, në një takim Wolfgang Grossruck, zëvendëspresident i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.
Kryeministri Berisha e falënderoi Grossruck për interesin e vazhdueshëm që ai tregon ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar, si dhe kontributin e vazhdueshëm që ai ka dhënë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në Austri dhe në Evropë dhe në nxitjen e interesit të investitorëve e publikut austriak ndaj vendit tonë.
Grossruck, pasi e falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, e uroi kryeministrin Berisha për fitoren e Partisë Demokratike dhe të koalicionit që ai drejton në zgjedhjet 8 majit, në veçanti për fitoren e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, e kandidatit të tij Lulzim Basha, në Bashkinë e Tiranës, duke u shprehur njëkohësisht se këto zgjedhje kanë qenë një moment i rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri.
Më tej, Grossruck dhe delegacioni që e shoqëronte, vlerësuan arritjet e jashtëzakonshme të reformave të qeverisë shqiptare gjatë kësaj periudhe dhe u interesuan për mundësitë e shumta që Shqipëria ofron për biznesin e huaj dhe investimet.
Në takim u vlerësua gjithashtu bashkëpunimi i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Austrisë dhe qeverive të dy vendeve në shumë fusha si dhe u vlerësua fakti që investimet austriake zënë vendin e trete për sa i përket investimeve te huaja ne Shqipëri, në sektorë shumë të rëndësishëm si ai bankar, hoteleri turizëm, etj.
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›